26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha shpërthen ndaj qeverisë: ‘Rruga e Shpresës’ po përballet me korrupsionin më të madh

Nga shtëpia e tij, ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në mbështetje të protestës së organizuar në Shqipëri, duke inkurajuar demonstruesit dhe duke e cilësuar kauzën e tyre si një betejë të drejtë për liri, pluralizëm dhe interes kombëtar. Berisha tha se protestuesit janë burimi më kryesor i shpresës dhe guximit për shqiptarët, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e lirisë dhe pluralizmit nga ai që ai e quajti “monizmi i shëmtuar.”

Berisha:

Në ‘rrugën e Shpresës’ në betejën tuaj janë burimet më kryesore të inkurajimit, të trimërimit, të shqiptarëve, të ndriçimit të mendjes dhe zemrave të tyre. Në një kohë të shkurtër me qëndresën tuaj, guximin tuaj, ju u shndërruat në burimin më kryesor të shpresës së shqiptarëve, sepse ju po zhvilloni një betejë pa kthim, një betejë të drejtë. Këtu në rrugën e shpresës përballet përpjekja e madhe e juaja për mbrojtjen e lirisë dhe pluralizmit me monizmin e shëmtuar, me armikun e egër të lirive dhe dinjitetit njerëzor.

Këtu në këtë rrugë përballet mbrojtja e interesit kombëtar të shqiptarëve, me armikun e egër të qenies së shqiptarëve, interesit të tyre kombëtar, me Edi Ramën, regjimin e tij që po përzënë shqiptarët çdo javë, muaj si një pushtim i egër nga vendi i tyre. Këtu në këtë rrugë, në rrugën e Shpresës përballen çdo natë antikorrupsioni i njerëzve të ndershëm, që jetojnë me djersën e tyre, i njerëzve të guximshëm që vërsulen kundër hajdutëve të qeverisë me në krye Edi Ramën.

Përballet antikorrupsioni me korrupsionin më gjigant që sot ka Europa. Përballet antikorrupsioni me me hajninë, vjedhjen më të madhe që u bëhet qytetarëve në Europë, qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama. Sot në rrugën e shpresës ju zhvilloni një betoj para së gjithash për dinjitetin tuaj, të shqiptarëve. Pa votë të lirë nuk ka dinjitet njerëzor, nuk ka dinjitet kombëtar. Me kauzën tuaj të drejtë, me idealet fisnike që mbroni, me vizionin kthjellët që keni, ju jeni luftëtarë, misionarë të të ardhshmes së Shqipërisë, të Shqipërisë së fitores, të Shqipërisë së shpresave të rinjve shqiptarë, ëndrrave të tyre të bukura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...