28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Lulzim Basha: PD mbështet listat e hapura, Por 4 qëndrimet tona janë të panegociueshme

Në një konferencë për mediat, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet në lidhje me ftesën e bërë nga Kreshnik Çollaku ndaj pjesës tjetër të opozitës për të dalë me propozime të përbashkëta për Reformën Zgjedhore. Basha tha se nuk është kundër, por nënvizoi se katër propozimet publike të PD për reformën janë të panegociueshme.

“Nëse dikush thotë s’jam për lista të hapura, ne do i themi qofsh me shëndet se s’je në rrugën tonë. Katër qëndrimet tona janë qëndrime publike, ne i mbështesim ato. Nëse dikush thotë nuk janë për lista të hapura, ne jemi për lista të hapura.
Më akuzojnë që kam qenë kundër, këto janë truke të vjetra. Janë gënjeshtra. Mua më ra goja për listat e hapura. Nëse dikush thotë nuk jemi për listat e hapura, është pozicionuar kundër qëndrimit tonë. Ne do të bëjmë gjithçka për listat e hapura. Kush ka frikë nga listat e hapura, është qëndrimi i tij, nuk është qëndrimi jonë. Kaq e thjeshtë është. E njëjta gjë për Shqipëria një zonë elektorale. Rregullat e lojës nuk ndryshojnë sa herë i ndryshon mendja dikujt

Partia Demokratike është Partia Demokratike. Partia Demokratike ka përfaqësuesin e vet. Është Partia Demokratike ajo që ka të drejtën e përfaqësimit, por kjo nuk është loja. Po shmangim debatin. Debati është jemi apo nuk jemi për listat e hapura, votimin elektronik, nëse përgjigjet janë po dhe ka diskutime të tjera, t’i paraqesim këto diskutime. Këtu ka vetëm lojëra personale. Njerëzit e kuptojnë, këto janë qëndrime kundër listave të hapura”, theksoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...