4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

‘Jetoj si në burg prej 1 viti’, zbardhet dëshmia tronditëse e gruas së Zhabolit pasi monitorohej me kamera nga bashkëshorti

Dosja në ngarkim të Jetnor Zhabolit, 35-vjeçarit të prangosur dje në Tiranë, rrëfen një histori tronditëse.

Ai mbante të mbyllura në shtëpi bashkëshorten, nënën dhe vazhën e mitur, duke i monitoruar me kamera dhe privuar ata nga kontakti me botën e jashtme.

Bashkëshortja ka deklaruar se jeton si në burg prej një viti e gjysmë dhe është dhunuar nga burri i saj.

Në procesverbal, bëhet e ditur se banesa është e mbushur me kamera të levizshme, blloques valesh, alarme, dhe banorët janë privuar nga celularët dhe dokumentet identifikuese.

Bashkëshortja tregon se ka jetuar në një ambient ku cdo hap i saj është monitoruar dhe kontrolluar nga Jetnor Zhaboli.

Dhuna fizike dhe verbale është e përditshme, ndërsa femijët e çiftit kanë qenë dëshmitarë të kësaj situate të rëndë.

Gjate githe kesaj kohe nuk di gje per familjen e saj pasi ja ka nderprerë komunikimet. E ka dhunuar shpesh herë por nuk ka kallezuar këte fakt pasi e do burrin e saj.

E ka goditur para dy ditësh tek shtëpia e vjehrrit me shkelmë ne shpatull pasi e akuzon se ajo flet me muret.

Nuk ka asnje dokument identifikimi pasi bashkeshorti ja ka marr.
Ka prej nje vite e giysem që perjeton kete situatë dhe nuk mundet me.

Ka kamera te levizshme ne banese, ka bllokues valesh, alarme, ka kamera te levizshme dhe ja vendos tek komodina e dhomes kur fle gjume eshte e monitoruar, e kontrolluar do moment.
ka deklaruar se, ka prej nje vite e gjysmë qe jeton si ne burg, dhunohet dhe nuk ka kallezuar per shkak se e do burrin e saj Jetnor Zhaboli. Ka nje vite e giysem qe jeton ne banese me kamera, pa drite, nuk del vetem, nuk ka telefon dhe e mban te izoluar ne banese”, është shprehur bashkëshortja e Jetnor Zhaboli

Shton se banesa ne korridor ka kamera te vendosur ne korridor, kurse pjesa tjeter eshte me kamera te levizshme. Ka blerë dhe aparat qe gjurmon valet.

Gjate konflikteve dhe dhunes se ushtruar ndaj saj kane qënë prezente femijet e tyre”, thuhet në procesverbal.

Nëna e Jetnor Zhabolit ka shprehur shqetësimin për sjelljen e tij ndaj vajzës 9-vjeçare, të cilën e shikon si “i racës së saj”. Situata e tronditshme është ende nën hetim, dhe bashkëshortja akuzon Jetnorin për krimet dhe abuzimet e bëra ndaj tyre gjatë një periudhe të gjatë kohe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...