25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Prokuroria bën lëvizjen urgjente ndaj ekonomistit që vëzhgonte me kamera familjen

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Jetnor Zhaboli, 35-vjeçarin i cili është arrestuar pasi dyshohet se mbante mbyllur familjarët e tij në banesë në Tiranë. Kërkesa për masë sigurie është bërë deri në daljen e ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë gjendjen e shëndetit mendor të të arrestuarit.

Gjatë ndjekjes së tij nga autoritetet, Jetnor Zhaboli akuzohet për ndalim të komunikimit me anëtarët e familjes së tij, duke përfshirë bashkëshorten, fëmijët dhe nënën. Akuzohet gjithashtu për ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme. Është theksuar se 35-vjeçari kishte instaluar një sistem të avancuar sigurie në shtëpinë e tij, përfshirë kamera, sistem alarmi dhe bllokues valësh, dhe kishte përgjuar familjen gjatë kohës. Seanca për masën e sigurisë është planifikuar të mbahet të hënën në orën 09:30 në Gjykatën e Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...