25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Talat Xhaferi zbulon historinë si i vendosi fëmijëve emra shqip kur ishte e ndaluar në Maqedoni

Gjatë një interviste para se të shkojë në Kuvend, Talat xhaferri, kryemnistri i pare shqiptar ne Maqedoni, ka ndarë disa kujtime nga kohërat e vështira, kur shteti maqedonas ishte diskriminues ndaj shqiptarëve. Ai ka rrëfyer se si dy fëmijët e tij janë përballur me ndalesa në përcaktimin e emrave shqip nga shërbimet civile.
Djalin e ka quajtur Barlet, duke mos shtuar shkronjën “J”, ndërsa vajzën e ka emëruar Besiana, duke theksuar se ky ishte një mënyrë për të shpërfillur kufizimet dhe diskriminimin e dikurshëm. Talat Xhaferi ka përmendur se në atë kohë ka pasur pengesa të theksuara, ndërsa tani situata është ndryshuar dhe nuk ka pengesa të tilla.

“Unë kam dy fëmijë, djalin dhe vajzën. Djali ka lindur në Leskoc, vajza në Gostivar. Edhe këtu dhe atje ishte çështja e ndalesës së emrave shqip dhe ajo përvojë nuk është vetëm e imja, por në përgjithësi. Edhe këtu dhe atje ishte lista paraprake e emrave që lejohej të përdoreshin nga shërbimet civile. Prej asaj liste duheshe me zgjedh një emër. Unë e them emrin e djalit Barlet, merr ta shkruajë, dhe unë i them pa J”, tha Xhaferi.

Kur është pyetur se çfarë kuptimi ka ky emër, Talat Xhaferi i ka thënë se është një emër internacional, duke mos i treguar që korrespodon me emrin e Marin Barletit.

“Vajza mban emrin Besiana, motivimi ime ashti që e kalonim rrugën Besiana dhe nga aty ishte frymëzimi”, tha XhaferiAi ka shtuar se në atë kohë ka pasur pengesa të theksuara dhe tani më nuk ka pengesa të tilla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...