8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sulmi në Kullën 22 në Jordani: Tre ushtarë amerikanë vritën, dhjetëra të tjerë plagosën

Një sulm me dron kundër Kullës 22, një post ushtarak në Jordani, solli vdekjen e tre ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, fajësoi grupet militante të mbështetura nga Irani për sulmin.

Kulla 22 është një bazë e rëndësishme strategjike afër kufirit me Sirinë dhe Irakun. Për momentin, detaje të plota mbi armët dhe shkaqet e sulmit nuk janë ende të qarta.

Një numër i vogël i trupave amerikane është i vendosur në këtë zonë, e quajtur gjithashtu edhe si garnizoni Al Tanf, që ka luajtur një rol kyç në luftën kundër Shtetit Islamik dhe strategjinë e frenimit të ngritjes ushtarake të Iranit në Siri.

Qëllimi

Ka pak informacione publike për këtë bazë. Por, aty përfshihet mbështetja logjistike dhe në të janë të vendosur 350 trupa të Ushtrisë Amerikane dhe të Forcave Ajrore.

Kulla 22 është afër garnizonit Al Tanf, që gjendet përgjatë kufirit me Sirinë. Në të janë të vendosura një numër i vogël i trupave amerikane. Tanfi ka qenë kyç në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik, dhe ka marrë një rol si pjesë e një strategjie të Shteteve të Bashkuara për të frenuar ngritjen ushtarake të Iranit në Sirinë lindore.

Sipas raportimit nga REL, Kulla 22 gjendet afër trupave amerikane në Tanf, saqë mund të ndihmojë në mbështetjen e tyre, dhe në të njëjtën kohë të zmbrapsë militantët në këtë zonë, që mbështeten nga Irani, dhe t’iu mundësojë trupave amerikane që të luftojnë kundër militantëve të mbetur të IS-it në rajon.

Trupat amerikane në Jordani

Ushtria e Jordanisë është një prej ushtrive që merr më së shumti financim ushtarak që Uashingtoni jep për ushtritë e huaja.

Mbretëria e Jordanisë ka qindra trajnues amerikanë dhe është një prej aleateve të pakta rajonale që zhvillon stërvitje të gjera ushtarake me trupat amerikane përgjatë vitit.

Që nga nisja e konfliktit në Siri më 2011, Uashingtoni ka shpenzuar qindra miliona dollarë për të ndihmuar Amanin që të ndërtojë një sistem të vëzhgimit, i njohur si Programi i Sigurisë Kufitare. Ky program synon të frenojë infiltrimin e militantëve nga Siria dhe Iraku.

Shumë të panjohura

Është e paqartë se çfarë lloje armësh mbahen në këtë bazë, se çfarë sisteme të mbrojtjes ajrore përdoren dhe çfarë shkoi keq gjatë sulmit ndaj trupave amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...