6.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

lihet në burg 35-vjeçari qe ‘burgosi’ gruan, nënën dhe fëmijët në shtëpi : E kam bërë për t’u kujdesur!

Një burrë 35-vjeçar në Tiranë është dënuar me 20 ditë burgim pasi mbajti të izoluar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët për më shumë se një vit. Gjykata ka vendosur këtë masë për të pritur ekspertizën mjeko-ligjore që do të vlerësojë nëse kryefamiljari ka probleme të shëndetit mendor.

Familja ka jetuar në kushte të tmerrshme me kamera dhe përgjues në banesë. Bashkëshortja ka rrëfyer për dhunën fizike dhe psikologjike që ka përjetuar. Nëna e kryefamiljarit ka treguar për betejën për të kuruar djalin dhe xhelozinë e tij që ka çuar në izolim dhe bllokim të komunikimit me bashkëshorten.

Kisha frikë për ta, e kam bërë për tu kujdesur për familjen time’. Këto janë të vetmet fjalë që 35-vjeçari Jetnor Zh, tha para togave të zeza, teksa gjykata vendosi ta mbyllë në qeli për 20 ditë.

Policia u vu në lëvizje ditën e enjte, datë 25 janar, pas një telefonate sinjalizuese në sallën operative. Kur shërbimet mbërritën në banesë, gjetën derën të mbyllur dhe nga përtej u përgjigj nëna e tij 66-vjeçare, duke rrëfyer se djali i saj Jetnori i kishte mbyllur me çelës.

Pasi blutë i çliruar nga “burgu” i kryefamiljarit, kanë marrë dëshmitë e të gjithë anëtarëve të familjes. Në prezencë të psikologes, bashkëshortja e Jetnorit ka rrëfyer dramën që ka jetuar prej një viti e gjysmë. Denoncimin nuk e bëri asnjëherë pasi e donte Jetnorin.

‘Prej një viti e gjysmë jetoj si në burg, dhunohem nga bashkëshorti, por nuk e kam kallëzuar për shkak se e dua Jetnorin. Kam një vit e gjysmë që jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon dhe më mban të izoluar në banesë. Sot në mëngjes kur ka dal Jetnori nga shtëpia rreth orës 08:30 për të çuar në kopsht djalin na ka mbyllur me çelës mua, vjehrrën dhe vajzën e mitur 9-vjeçare.’- ka deklaruar gruaja e tij.

E reja ka treguar se Jetnori e ka dhunuar edhe fizikisht, për herë të fundit 2 ditë para se policia të ndërhynte në banesë dhe të zbulonte tmerrin ku jetonin 4 persona, kamera, fikse valësh, sensor dhe përgjues. Bashkëshortja e Jetnor Zh. tregon luftën që ka bërë për ta kuruar, por edhe përçmimin që ka për djalin e vogël 3 vjeç.

Ndërsa nëna e Jetnor Zh., 66 vjeçe, rrëfen para hetuesve betejën për të kuruar djalin, pasi mendon se ka probleme të shëndetit mendor. 66-vjeçarja tregon për xhelozinë e sëmurë që e ka kapluar djalin e tij, si pasojë e së cilës bashkëshortes i ka bllokuar çdo komunikim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT