25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Izraeli heq vizat për shtetasit e Kosovës, presidentja Osmani njofton marrëveshjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një njoftim të rëndësishëm të hënën, duke bërë të ditur se Izraeli ka pranuar të heqë vizat për shtetasit e Kosovës. Kjo hap mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm drejt Izraelit për qëllime turistike.

Njoftimi vjen pas një takimi të presidentes Osmani me ambasadoren izraelite në Prishtinë, Tamar Ziv. Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se vendimi i Izraelit do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët. Ministritë e përfshira do të vazhdojnë procedurat për nënshkrim, ndërsa qytetarët do të njoftohen kur vendimi të jetë zyrtar.

Presidentja Osmani gjithashtu theksoi se në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të dy vendeve dhe për pritshëm nënshkrime të marrëveshjeve ndërshtetërore në fusha të ndryshme.

Ky hap i ri vjen në vijim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli para rreth tre vjetëve. Liberalizimi i vizave është një ndër avantazhet për qytetarët e Kosovës, duke u mundësuar udhëtime pa viza në shumicën e vendeve të zonës Schengen, si dhe tani në Izrael. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që ka përfituar nga liberalizimi i vizave, duke hapur mundësinë për lëvizje lirshme të qytetarëve në nivel ndërkombëtar.

“Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike”, thuhet në njoftim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...