5.5 C
Tiranë
Friday, April 11, 2025
spot_img

Paraardhësi Kovaçevski uron Xhaferin për postin e ri: ‘Sot është një kohë tjetër’

Talat Xhaferi ka marrë detyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, pas urimeve të paraardhësit të tij Dimitar Kovaçevski, i cili gjatë konferencës për shtyp ka evidencuar zhvillimet pozitive të qeverisjes së tij. Kovaçevski ka bërë thirrje për mbështetje dhe ka shprehur bindjen se koha e tij në krye të qeverisjes ka sjellë përparim dhe mbrojtje të standardeve qytetare. Ai gjithashtu ka theksuar sukseset në fushën e prodhimit vendor, mbrojtjen e fermerëve dhe forcimin e partneritetit strategjik me SHBA. Në fjalën e tij, ai ka inkurajuar vazhdimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe ka shprehur përkushtimin e tij për një tranzicion të qetë dhe të suksesshëm.

“Ne kemi mbrojtur standardin e qytetarëve. Si asnjëherë deri më tani janë realizuar mbështetje e lartë dhe janë kthyer para te qytetarët si asnjëherë më parë. Gjithashtu kemi stabilizuar dhe prodhimin vendas. Përsa i përket fermerëve marrin subvencione, ky është sukses i madh që tregon përparimin. Kemi forcuar partneritetin strategjik në SHBA. sa më shpejt do të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Gjithashtu kemi treguar një pjekuri politike dhe kemi realizuar disa cikle zgjedhore. Përvoja ka treguar që duhet të bazohemi në parime. Sot është një kohë tjetër, ku e kaluara është histori. Tani është koha që asnjë nuk do të varet nga ne sepse kemi siguruar shumë aleatë. Tani është koha për një mbështetje se sa shpejt do të shkojmë drejt Europës. Në emër të kësaj japim mbështetje që të vazhdohet në këtë rrugë. Ne kemi energji, miq, bashkëpunim dhe zgjidhje. Dua t’ju falenderoj për besimin e palodhshëm, dua të falenderoj mediat për besimin dhe dua t’i uroj kryetarit të qeverisë punë të mbarë”, u shpreh ndër të tjera Kovaçevski.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mbështetje nga e kaluara, vizion për të ardhmen – Brisejda Cakerri çel garën për...

0
Qyteti u bë sot skena e hapjes së fushatës elektorale të kandidates për deputete të Partisë Socialiste, Brisejda Cakerri. Ceremonia u zhvillua në një...

“Kush e vrau Albanin?” – Programi investigativ italian “Le Iene” i rikthehet vrasjes së...

0
Mysteri i vrasjes së shqiptarit Alban Gropçaj, 28 vjeç, në Fortaleza të Brazilit, ka marrë sërish vëmendje në median italiane, teksa programi investigativ “Le...

Video/Përplasje fizike mes Ilir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzi në një hotel në Tiranë

0
Një sherr i rëndë ka ndodhur në ambientet e hollit të një hoteli në Tiranë, ku protagonistë kanë qenë dy figura të njohura për...

Egli dhe Gjesti diskutojnë ndjenjat pas takimit me Ish-Partnerin: ‘Nuk U ndjeva mirë’

0
Në spektaklin e së martës të “Big Brother VIP Albania 4”, Egli Tako ndau momente nga e kaluara e saj, duke përmendur ish-partnerin, këngëtarin...

Vrasja e Ilaria Sulës, Mark Samson rrëfen momentet e krimit: “Donte të më linte,...

0
Në një dhomë të burgut “Regina Coeli”, Mark Samson, 23 vjeç, ka rrëfyer krimin që e ka tronditur Shqipërinë. Gjatë marrjes në pyetje për...