25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Video/ Sherr me sende të forta mes disa të rinjve në Lezhë, plagosen 2 prej tyre

Policia ka publikuar emrat e pesë të rinjve të përfshirë në një sherr të ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Të lënduar kanë mbetur shtetasit Mirash Gjoni dhe Paelo Pati, ndërsa janë shoqëruar për në komisariat shtetasit Ernesto Gjoni, Antonio Prenga dhe Krealdo Ujka.

Konflikti ka ndodhur në shëtitoren “Gjergj Fishta”, ku pesë persona janë konfliktuar për motive të dobëta. Dy persona janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmë mjekësore. Tre shtetasit e tjerë të përfshirë janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë

Gjatë pasdites, në shëtitoren “Gjergj Fishta”, janë konfliktuar meb njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasit E. Gj., 21 vjeç, A. P., 29 vjeç, K. U., 21 vjeç, M. Gj., 54 vjeç dhe P. P., 28 vjeç. Gjatë konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasit M. Gj. dhe P. P., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore

3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...