9.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Erion Veliaj: Kjo është koha për bashkëpunim, Tirana kryeson presidencën e B-40

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur gëzimin dhe krenarinë për faktin që Tirana ka marrë drejtimin e Presidencës së B-40, rrjetit më të madh të bashkive në rajonin e Ballkanit.

Në samitin e zhvilluar në kryeqytet, Veliaj ka theksuar se kjo është koha për bashkëpunim si kurrë më parë dhe ka shprehur gatishmërinë e Tiranës për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me qytetet e tjera. Ai ka theksuar rolin e qyteteve në zhvillimin e qëndrueshëm dhe ka propozuar krijimin e një fondi solidariteti për të ndihmuar bashkitë e rajonit në raste fatkeqësish.

Po ashtu, Veliaj ka theksuar rëndësinë e transformimit digjital të qyteteve dhe ka ftuar për një bashkëpunim të thellë në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë lokale dhe bashkëpunimin kulturor.

“Në Presidencën e Tiranës, ne duam të propozojmë një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit tonë. Bashkia e Tiranës e ka bërë rregullisht këtë me qytetet e rajonit tonë. Kishim përmbytjet në Tetovë, po ashtu në Kosovë, tërmetin në Zagreb, zjarret në Athinë. Do të donim të mos ishim vetëm, dhe të mos bëja me një bashki, ose secila bashki veç e veç. Ndaj, ne duam të propozojmë një fond solidariteti për t’ju gjendur në mënyrë emergjente një prej anëtarëve tanë, i cili ka një nevojë të një fatkeqësie natyrore për fonde që mund t’i mobilizojmë menjëherë dhe mund të jetë efektive në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur”, tha Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...