21.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndarë? Ja dyshimet e fansave të tyre

Këngëtarja Xhensila Myrzetaj dhe Bes Kallaku mësohet se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Në mediat rozë po qarkullon lajmi se çifti i njohur i showbizz, prindër të dy fëmijë, janë drejt divorcit. Këngëtarja dhe aktori nuk kanë reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë rreth ndarjes së tyre, ndërsa raportohet Xhensila Myrtezaj është parë në ambiente publike në gjendje jo të mirë për shkak të gjendjes që po kalojmë.

Gjithashtu dyshja nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa këngëtarja ka fshirë nga Instagram të gjitha foto apo videot me partnerin e saj në rrjetet sociale, duke mbajtur vetëm ato të projekteve muzikore dhe dy fëmijët e tyre. Ndërkohë foto e çiftit me njëri-tjetrin në rrjetet sociale mungojnë prej kohësh.

Në një postim të Bes Kallaku në Instagram ku pozon krah dy fëmijëve të tyre, ndjekësit kanë vënë re mungesën e Xhensilës në rrjetin e tij social. “Pse nuk hedh Xhensilën”, i shkruan një ndjekës, ndërsa një tjetër komenton: “Është ndarë nga Xhensila o njerëz, kot komentoni … duket dhe nga fakti që nuk e mbështet më në asnjë projekt muzikor, si dalje, pushime, ditëlindje bashkë.

Artistja e njohur solli në jetë fëmijën e tyre të dytë, Amen më 11 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa po ashtu në atë periudhë po qarkullonin lajmet për ndarjen e tyre. Megjithatë, aktori Bes Kallaku në një intervistë i mohoi thashethemet rreth martesës së tyre, duke deklaruar se nuk ishin ndarë dhe se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë. “Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai shkurtimisht.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...