26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kryeministri Rama kërkon modernizim në sektorin bankar: ‘Open Banking’ të zbatohet këtë vit!’

Kryeministri Edi Rama është takuar me përfaqësues të sistemit bankar, duke kërkuar ndryshime thelbësore dhe modernizim të shërbimeve financiare në Shqipëri. Në takim, ai ka theksuar nevojën për zbatimin e “open banking” në të gjitha bankat e nivelit të dytë brenda vitit të tanishëm.

Rama ka bërë thirrje për përdorimin e teknologjisë për efikasitetin e transaksioneve dhe ka kërkuar nga bankat të hapin dyert e tyre ndaj inovacionit dhe zhvillimit teknologjik.

Ai ka shprehur vendosmërinë që kjo ndryshim të ndodhë brenda këtij viti, duke sfiduar bankat për të përmirësuar shërbimet dhe zvogëluar përdorimin e para të gatishme në ekonomi.

Procesi pritet të drejtohet nga Banka e Shqipërisë, ndërsa përfaqësuesit e bankave kanë deklaruar gatishmërinë për të dalë live me “open banking” në qershor.

Më konkretisht, qeveria kërkon nga bankat që brenda këtij viti, pensionistë të marrin pensionet përmes sistemeve të reja. Bizneset të shesin me këto sisteme. Dhe, që qarkullimi i CASH-it në vend të bjerë ndjeshëm.

“Duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe në paqe, por do ta bëjmë,” shtoi kryeministri.

Procesi pritet që të drejtohet nga Banka e Shqipërisë.

“Të gjitha justifikimet, albite që vijnë nga prishja e një status quo-je të viteve me radhë, nuk do t’i tolerojmë”, tha ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bankave bënë të ditur se këto të fundit ndodhet në periudhë testimesh dhe se në qershor do të jenë të gjitha gati për të dalë “live” në qershor sa i takon “open banking”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...