11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Eksperti i IT, : Hakerimi i INSTAT-it rrëzon censusin dhe rrit rrezikun për qytetarët

Eksperti i IT, Genti Progni, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me hakerimin e INSTAT-it nga hakerët iranianë, duke thënë se ky sulm do të rrëzojë besueshmërinë e rezultateve të censusit. Progni thekson se hakerimi ka ndodhur që në dhjetor të vitit 2023, megjithëse INSTAT ka pranuar këtë ngjarje sot.

Ai shton se nuk beson që të dhënat e INSTAT janë të ruajtura, duke theksuar se ky census ka rënë 1 milionë për qind dhe ka shkaktuar një problematikë të re për rezultatet e zgjedhjeve. Progni argumenton se fakti që censusi është shtyrë dy herë dhe ka dalë në dritë pas hakerimit e bën të vështirë të besohet nga grupet e interesit.

Në lidhje me rrezikun për qytetarët, Progni thekson se me daljen e të dhënave nga INSTAT shtohet doza e rrezikut për qytetarët, duke përfshirë vjedhjet e llogarive në rrjetet sociale dhe bankave. Ai shprehet se çdo të dhënë që dalë nga INSTAT shton dozën e rrezikut për qytetarët, dhe ky hakërim e bën situatën edhe më delikate.

Progni theksoi se me daljen e të dhënave nga INSTAT shtohet doza e rrezikut për qytetarët.

Rreziku për ne është çdo ditë sepse me daljen e patronazhistëve, pagave, numrave, targave, ne e kemi rrezikun konstant dhe të përditshëm. Këtu përfshihen vjedhjet e llogarive në rrjetet sociale, llogarive në bankave. Çdo e dhënë që do dalë nga INSTAT-i thjesht shton dozën e rrezikut që ne do kemi në vazhdimësi. Nga neglizhenca e qeverisë me dashje, nga vjedhjet në tendera, jam i sigurt që edhe po të bëhet një hetim për 16,9 milionë euro të INSTAT-it, edhe atë s’e kanë pasur seriozisht, e kanë pasur skemë vjedhje…Deri tani në gjyqin e Fredi Belerit del që një dëshmi penaliteti është çuar e falsifikuar, e edituar, imagjino sa ka ndikuar ky rrjeti teknologjik në jetën dhe vërtetësinë e të dhënave sot

Mjafton që vetëm të dhënat e Kadastrës të publikoheshin dhe të shihnim deputetë, ish-ministra, ish-kryeministra, ish-presidentë, t’u shihnim pasuritë, pronat e tyre, dhe këtu do bëhej ajo që do grupi Homelande Justice, që duam destabilitet, mjafton të dilnin këtë të dhënë, por pse s’del kjo e dhënë, sepse e gjitha është skemë e brendshme për të justifikuar inceneratorët, sepse në dijeninë time janë fshirë kompani në QKB të lidhura me inceneratorët, për të diskutuar të gjithë korrupsionin tjetër me ndërhyrjet në Butrint, dhe ndërhyrja në TIMS ku vërtetoje se kush nga pronarët e inceneratorëve ka udhëtuar me individë të caktuar politikë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...