32.5 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Flet shoku i Renato Muhajt që vrau ish-partneren: Suela e tradhëtoi me kolegun e tij

Shoku i Renatos, 34-vjeçarit nga Shqipëria, i cili kryeu një akt të tmerrshëm duke vrarë ish-partneren e tij Suela Saliaj dhe më pas duke rrëmbyer vajzën e tyre 8-vjeçare, ka rrëfyer në një emision televiziv detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë.

Ai zbuloi se Renato dhe Suela kishin probleme në marrëdhënien e tyre që prej vitit 2018-2019 dhe se ky periudhë ishte shënjuar nga tradhtia. Sipas tij, Suela e kishte tradhëtuar Renaton me një koleg të tij, duke sjellë tensione dhe mosmarrëveshje mes tyre.

Shoku i Renatos vijoi rrëfimin duke theksuar se marrëdhënia midis tyre ishte e tensionuar dhe se Suela nuk e lejonte Renaton të shikonte vajzën e tyre. Po ashtu, shoku u shpreh se Renato kishte filluar të konsumonte lëndë narkotike dhe ishte duke përdorur dhunë ndaj prindërve të tij.

“Me Renaton ishim shokë të ngushtë, jemi rritur bashkë këtu në Lakeëood Ohio që në 2002-shin. Reanto dhe Suela kanë patur probleme tradhtie që nga vitet 2018-2919. Tradhtia ishte me një koleg që Renato shiste siguracione jete dhe për këtë arsye ata u zhvendosën në Floria, dhe kur ai zbuloi tradhtinë, e la punën te siguracionet dhe bëri punë të ndryshme.

Nuk e di nëse e kishte falur, por mesa duket jo. Kohët e fundit nuk e lejonte të shikonte vajzën. Por kurrë nuk ka shprehur asgjë për këto që bëri. Nuk e di nëse ka qenë konsumator i lëndëve narkotike”, tha ai.

Shoku i Renatos ka rrëfyer se biseda e tyre e fundit ka qenë në korrik të 2023-shit. Një tjetër shok i tyre, i ka deklaruar se Renato prej dy vitesh ishte konsumator i lëndëve narkotike dhe se ushtronte dhunë ndaj prindërve të vetë.

“Në korrik të 2023-shit ka qenë hera e fundit e kontaktit me Renaton. Dhe nuk kishte shenja të tilla. Dhe as nuk shprehu gjë. Kur fola me A* (një mik tjetër) të hënën më tha: “nuk i hedh faj Renatos se e shkatërroi ajo”. Renato ishte djalë flori. Gjithmonë i qeshur e të përgjigjej në çdo gjë. Ajo iku dhe Renatos i iku jeta.

E shkreta vajza që humbi të dy prindërit. Viktima nuk ka faj, autori ka gjithmonë faj. Të gjithë e dinin dhe e dinë për tradhtinë. Por tani vonë mësova që ajo nuk e lejonte të takonte vajzën. Fola me një shok. Dhe më tha: “Suela shkonte mirë prindërit e Renatos dhe ai kishte dy vjet që konsumonte lëndë narkotike dhe kishte dhunuar prindërit e vet disa herë dhe ata nuk e kishin denoncuar. Para nja dy javësh kishte goditur të atin e vet dhe kishte frakturë në nofull.

Ata prapë nuk e kishin raportuar. Dhe kësaj radhe kishte ardhur me mendje për të marrë vajzën”, rrëfeu ai në një intervistë televizive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...