25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Taulanda Jupi: Bllokimi në Komisionin e Reformës Zgjedhore, teatër për interesa personale

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupi, ka vlerësuar se bllokimi i punimeve në Komisionin e Reformës Zgjedhore nga deputetët e Foltores është një teatër për interesa personale dhe jo për nevojat e përgjithshme. Jupi ka theksuar se deputetët e opozitës po shërbejnë agjendës së kryeministrit Edi Rama dhe se kërkesa për zëvendësimin e bashkëkryetarit të komisionit është një artificë. Sipas saj, kjo situatë nuk i shërben betejës opozitare për një ligj zgjedhor të ri, duke e quajtur atë shfaqje teatrale për interesa personale. Jupi po ashtu ka theksuar se pa ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave, nuk është e mundur të zhvillohen zgjedhje.

Siaps Jupit, me reformën aktuale zgjedhore, nuk mund të shkohet në zgjedhje.

“Mazhoranca është komode në këtë konflikt, që në thelb nuk ka ngritjen e një komisioni të ri për reformën zgjedhore. Ajo që pamë sot, ishte vazhdimi i asaj që kemi parë të gjithë këto kohë. Një pjesë deputetësh, në vend të interesit të përgjithshëm, bëjnë të kundërtën, i shërbejnë asaj agjende që Edi Rama kërkon. Po t’i shikosh, qoftë Gjiknuri, qoftë deptuetët e Rithemelimit, kanë qenë në sinkron. Ai që shikojmë aty, është teatri i radhës. Ajo që po ndodh nuk i shërben betejës opozitare për një ligj të ri zgjedhor. Po shikojmë një teatër për interesa personale. Arsyeja pse bëhet kjo shfaqja teatrale, ka vetëm në thelb agjenda personale. Kemi deputetë që nuk duan ndryshimin e sistemit dhe janë kundër hapjes së listave, flas për pjesën më të madhe. E gjithë kjo betejë nuk ka në thelb nevojën për të çuar në komision këtë nevojë të tyre.

Zëvendësimi i bashkëkryetarit është artificë. Qytetarët shqiptarë po e kuptojnë dita ditës, që ajo që e ka dëmtuar më shumë Partinë Demokratike dhe opozitën, ka qenë mungesa e koherencës në veprimet politike. Ajo për të cilën Partia Demokratike qëndron fort, është një platformë me listat e hapura, votat e Diasporës, Shqipëria një zonë zgjedhore. Në këtë situatë, nuk zhvillojmë dot zgjedhje.

Aty në komisionin e reformës zgjedhore janë të gjitha flukset opozitare të përfaqësuara. Nuk është e gjithë beteja që ata të përfaqësohen, sepse askush nuk e ka penguar. Sot e gjithë kjo betejë nuk është çështje parimore, por ka në thelb agjendën personale. Thonë që janë deputetë të Partisë Demokratike, por sot në atë parlament nuk po përfaqësojnë interesin e tyre. Të votojnë qytetarët se kë duan të çojnë në parlament”, theksoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...