25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Aksident fatal në Piaçenza, Itali: 22-vjeçari shqiptar ndërron jetë

Përplasje fatale në unazën në Piacenza, Itali: Vdes 22-vjeçari shqiptar Eriselto Neli. 22-vjeçari, mbrëmjen e 5 shkurtit, ishte në timonin e një makine BMW dhe ishte nisur për në hyrje të kabinës së pagesës ne Piacenza jug në autostradën A1. Për arsye që po hetohen aktualisht nga oficerët e policisë lokale të Piacenza-s, makina që ai drejtonte rrëshqiti në të majtë dhe u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt.

Nga përplasja me parakolpin e autobusit, pjesa e majtë e BMW-së është shpërbërë tërësisht dhe 22-vjeçari është katapultuar nga dhoma e pasagjerëve, duke përfunduar i pafuqishëm në asfalt. Motoristët kalimtarë ngritën alarmin dhe ndihma mbërriti në vendngjarje me makinën mjekësore 118, një ambulancë të Kryqit të Kuq dhe një ekip të zjarrfikësve, por mjeku nga Autoriteti Shëndetësor Lokal i Piacenza-s nuk ishte në gjendje të ndihmonte, pasi I riu kishte nderruar jete: lëndimet dhe traumat e raportuara ishin shumë serioze. Shoferi i autobusit ishte i padëmtuar, por i tronditur nga ajo që ndodhi. Makina u shpërbë nga përplasja me autobusin

Unaza ka qëndruar për orë të tëra e mbyllur për qarkullimin, për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe sigurisë, deri në konstatimet ligjore dhe nxjerrjen e trupit me autorizimin e magjistraturës së detyrës Daniela Di Girolamo. Si makina ashtu edhe autobusi janë sekuestruar dhe trupi i pajetë i 22-vjeçarit ndodhet në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...