34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Lulzim Basha konference flet për seancën plenare dhe rrëzimin e amendamentit

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka dalë para mediave pas mbylljes së seancës plenare në Kuvend, ku u rrëzua amendamenti i tij që parashikonte një detyrim të përhershëm për vendin tonë për të ndarë mjete financiare si ndihmë ushtarake për Kosovën.

Basha ka shprehur zhgënjimin e tij për këtë vendim, e cilin e ka quajtur si një akt të “teatrit politik” dhe ka akuzuar Partinë Socialiste se po e përdor këtë teatër politik për të kaluar ligje pa diskutim për katër muaj.

Kreu i PD-së ka theksuar se është e rëndësishme që strategjia kombëtare të nënshtrohet një debati publik dhe politik, duke argumentuar se aktualisht ka një rritje të tensioneve në arenën ndërkombëtare dhe nevojën për përgatitje për të gjitha mundësitë, duke përfshirë dhe përshkallëzimin e konflikteve.

“Nuk pati mundësi për të kërkuar llogari, për të vënë para përgjegjësi, as [për të shprehur se ku qëndron opozita në raport me hallet e njerëzve. Ky teatër do ishte i pamundur nëse një pjesë e deputetëve të opozitës do vendon interesat e njerëzve se atyre vetjake. Ka katër muaj që kalohen pa diskutime. Sot është kaluar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Për një kohë të gjatë jemi mësuar që dok të tilla ti konsiderojmë punë rutinë, nuk është vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera që u dehën nga suksesi i zgjerimit të NATO-s.

Realiteti ku po jetojmë është dinamik. Është bërë e qartë nga drejtuesit e NATO-s, mundësia për një konflikt mes NATO-s dhe forcave të treta s’ka qenë kurrë më e madhe që nga mbarimi i luftës së ftohtë. Shtatori i kaluar na tregoi se sa afër dhe drithërues është probabiliteti i përshkallëzimit të konflikteve, e kam fjalën për sulmin terrorist në Banjskë. Strategjia Kombëtare duhet t’i nënshtrohej një debati publik dhe politik. Nuk dua të bëj kasandrën, por s’ka detyrë më të madhe për një kryefamiljar, për një qytetar, aq më shumë për një përfaqësues politik të vendit se sa të përgatitet për më të keqen kur ajo është shfaq në horizont,. Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe se sa të fshihesh pas ombrellës së NATO-s.

Falë teatrit politik as nuk u diskutua por u hodh poshtë. Amendamenti është ende në rend dite, pro sot u hodh poshtë amendamentin që parashikon një detyrim i përhershëm për të ndarë mjete financiare si ndihmë ushtarake për Kosovën. As unë dhe as ju, as qytetarët nuk urojnë që të vijë me e keqja, pro detyrë e secilit prej nesh është të bëhem gati për më të keqen.

Akti I sotëm është dëshpërues. Është dëshpëruar bataku ku noton kjo qeveri. Sot armiqtë tanë e të Kosovës fërkojnë duart. Votimi sot do të shtronte rrugën për amendimin e buxhetit për të alokuar 50 milion euro ndihmë ushtarake për Kosovën”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...