20.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

‘Zonja dhe zotërinj, ju prezantoj me…’, Gjergj Kaçinari ndan lajmet e bukura

Këngëtari Gjergj Kaçinari ka ndarë një lajm të lumtur me ndjekësit e tij në Instagram. Ai ka zbuluar se ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij duke u martuar me Tejdi Dushkaj Kaçinari. Në një postim të shoqëruar me një foto romantike me bashkëshorten e tij, Gjergj shpalli këtë lajm të bukur për të gjithë ndjekësit.

Por surpriza nuk mbaron këtu, pasi Gjergj Kaçinari bëri të ditur se çifti është në pritje të ardhjes së anëtarit të ri të familjes së tyre. Tejdi shihet në foto duke mbajtur një tesër, duke zbuluar se ata do të bëhen prindër për herë të parë.

Me këtë postim emocionues, Gjergj Kaçinari ka marrë shumë urime dhe komente pozitive nga fansat dhe kolegët e tij në industrinë e muzikës. Çifti duket i lumtur dhe i gëzuar për këtë periudhë të veçantë në jetën e tyre.

“Zonja dhe zotërinj, ju prezantoj me gruan time”, ka shkruar ai përkrah një fotoje ku ata duken shumë bukur në krahët e njëri-tjetrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT