18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Ministri i Jashtëm Serb: Brukseli e rrit tensionin me kërkesën për ‘Marrëveshja e Ohrit’ në bisedimet për anëtarësim në BE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka shprehur shqetësimin e tij mbi rritjen e trysnisë nga Brukseli ndaj Serbisë pas kërkesës së fundit për përfshirjen e Marrëveshjes së Ohrit në bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Daçiç akuzon se Bashkimi Evropian po tenton të imponojë detyrime, duke theksuar se Serbia nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.

Sipas tij, kërkesa për Kapitullin 35 dhe plotësimin e Marrëveshjes së Ohrit shërben si një përpjekje për të detyruar zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje, me të cilën Serbia nuk u pajtua. Ministri i Jashtëm shprehet se presidenti i Serbisë ka ndryshuar formulimet për të shmangur pohimet se Marrëveshja e Ohrit është një lloj njohje e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kontekst, Komisioni Evropian ka propozuar ndryshimet në kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësim në BE, duke e përfshirë Marrëveshjen e Ohrit dhe detyrimet e saj si pjesë të procesit të negociatave. Në vitin 2023, Serbia dhe Kosova arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, dhe tani këto dokumente duhet të bëhen pjesë integrale e procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE.

“Tani po përpiqeni t’ia impononi Serbisë një detyrim përmes Bashkimit Evropian dhe Kapitullit 35, që nëse dëshiron të bëhet anëtare, duhet të ketë të ashtuquajturin zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe pjesën e marrëveshjes me të cilën nuk u pajtua”, tha Daçiç.

Ai tha se Serbia nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.“Me deklaratën e presidentit të Serbisë, ai u shkëput nga disa formulime që sugjerojnë se kjo është një lloj njohjeje e Kosovës dhe se jemi dakord që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, tha Daçiç.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...