13.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Heidi Baçi nis historinë e dytë të dashurie, duke lënë pas lidhjen në Itali

Heidi Baçi, pjesë e Big Brother VIP Shqip, po përjeton një histori dashurie të dytë, pasi u largua nga Big Brother italian për shkak të një lidhjeje të ndaluar. Raporti i saj me Romeo po bëhet thelbësor në program, duke shkaktuar shumë kuriozitet tek publiku. Mediat italiane raportojnë për largimin e Heidit nga Big Brother italian, i shkaktuar nga prindërit, dhe theksojnë ndryshimet në jetën e saj private tani që është në Shqipëri.

Megjithatë, vetë Heidi e la me aq këtë lajm rreth jetës së saj ku tha se kishte len nje lidhje pezull ne Itali, duke preferuar që mos të japë më shumë detaje. Teksa Roza ishte duke e ngacmuar për një flirt të mundshëm që ajo dhe Alfio mund të kishin, Heidi pranoi se kishte dikë jashtë, por që nuk do të donte të fliste rreth tij.

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Grande Fratello”, duket se Heidi është fokusuar më shumë te karriera e saj, por edhe tek kjo marrëdhënie e re që sapo ka nisur.

Megjithatë, duke marrë parasysh pëlqimin që ajo ka shprehur për Romeon, gjërat kanë ndryshuar mes saj dhe djalit që ka qenë duke njohur. Por, ftesa për të tu bërë pjesë e reality show, ka ndryshuar shumë balancat, të paktën në jetën e saj private.

“Babai im hyri brenda dhe më bëri të kuptoj shumë gjëra në atë moment. Me vullnetin tim të lirë vendosa të largohem nga programi. Familja ime është më e rëndësishme për mua. Unë hyj në “Big Brother” ‘single’ (beqare) dhe le të shohim se si do të përfundojë. Shqipëria është origjina ime dhe më pëlqen shumë. Për gjithë këto vite larg nuk kam mundur ta njoh mirë botën e argëtimit shqiptar. Por, është edhe më mirë sepse do ta njoh më mirë dhe objektivisht kush jam pa u ndikuar. Unë mendoj se do të shkoj larg, shpresoj që njerëzit të më pëlqejnë”, ishte ky prezantimi i klipit të Heidit, duke zgjedhur mos ta përmend faktin e lidhjes jashtë, pavarësisht se në shtëpi, pranoi se po njihte dikë.

Nga ana tjetër, ajo dhe Romeo janë afruar edhe më shumë, duke shprehur hapur pëlqimin e tyre. Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi zgjohen duke u puthur dhe përqafuar me njëritjetrin në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ditën e djeshme në një moment banorja i tha moderatorit që ta shtrëngojë shumë, ndërsa ai nisi të këndojë këngë dashurie.

“Më shtrengo shumë se nuk më vret”, u shpreh Heidi me një buzëqeshje në fytyrë, teksa banori e puthte vazhdimisht në faqe.

Kujtojmë që kohët e fundit dyshja janë parë shumë të afërt, duke nxitur aludimet e publikut se së shpejti ata do të bëhen ëift me njëri-tjetrin në këtë shtëpi. Përgjatë spektaklit, të dy pranuan se kanë një energji të mirë kur janë pranë, duke pranuar kështu edhe pëlqimin për njëri-tjetrin.

Daja i konkurrentes ka qenë i ftuar në “Big Brother Fun Club”, ku ka zbuluar sesi e ka parë shtëpia e Heidit këtë afrimitet. Por natyrisht që gjithë fokusin e ka pasur pikërisht babai i Heidit, dhe sesi ai e ka ndjekur këtë fillim romance me të bijën. Ai u shpreh se “si ëdo baba tjetër edhe për atë asnjë “nuk është aq i mirë për vajzën e vetë”.

“Babai i Heidit do të donte që… si ëdo baba tjetër edhe për atë asnjë ‘nuk është aq i mirë si vajza e vetë’. Ndërsa motra e ka pritur me hahaha. Kam një vërejtje për ju që doni ta portretizoni Heidin si një person që ka shkuar aty për t’u lidhur. Për mua është e pakonceptueshme që një vajze e kultivuar si ajo të shkoj në një ‘reality show’ dhe maksimumi që mund të pritet është që ajo të lidhet me dikë. ‘Big Brother’ është krijuar për të kultivuar sjelljet sociale të një personi apo një tjetri, jo për të qenë i fokusuar në një romancë”, u shpreh daja i konkurrentes që ka ardhur nga Italia për të provuar këtë eksperiencë, pas asaj në Big Brother italian.

Heidi ishte në qendër të disa diskutimeve pasi falë përballjes së babait të saj Gentit, ajo vendosi të largohej nga programi, duke i dhënë fund të gjitha marrëdhënieve me aktorin Massimiliano Varrese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT