34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Fraçeska shpërthen nga sjellja e banorëve: Kam tre ditë këtu, nuk bëhet…

Françeska Murati, e sapo futur në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”, ka shprehur pakënaqësi në lidhje me mënyrën se si është pritur nga banorët e vjetër. Në një bisedë me Gazmend Ujkashin, ajo ka karakterizuar sjelljen dhe komunikimin e tyre si të pahijshëm.

“Jo vetëm Juli, ka shumë që i thonë këto gjëra. U lodha. Kam tre ditë këtu dhe u lodha nga ky muhabet. Ata le të sulmojnë, unë për atë punë jam këtu. U munduan të më kapnin mbrëmë, hajde pak këtu ti goce. Nuk është kjo mënyra e komunikimit të duhur. Hajde ti goce këtu më sqaro mua. Nëse ti ke një pakënaqësi mund të më vish përpara,” tha Françeska.

Ajo gjithashtu theksoi se është e gatshme për transparencë dhe dëshiron që të gjithë t’i thonë hapur nëse ka diçka që nuk u pëlqen në lidhje me të. “Jam e komunikueshme, jam e hapur, nuk jam e mbyllur. Dhe të më pyesësh jam e pakënaqur me këtë gjë, a më jep dot një shpjegim? Kanë pakënaqësi ndaj meje, ndërkohë që ishin gjithë ata veta që votuan aty. Unë nuk bëra asnjë gjë jam në rregull me veten time,” shtoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...