Motra e të ndjerit Saimir Sula, Majlinda Sula, ka ngritur një reagim të fortë duke shprehur shqetësimin e saj në lidhje me vonësinë për kryerjen e analizës së ADN-së për zemrën e vëllait të saj, i cili ka pësuar një vdekje misterioze në Spanjë. Ajo ka shfaqur dyshime dhe ka bërë thirrje për një hetim të plotë dhe transparent, duke shprehur frikën se vonësia mund të çojë në humbjen e provave.
Sula ka argumentuar se nëse ADN del pozitive, mund të ketë tentativë për mbulim të vrasjes, ndërsa nëse del negative, nuk ka nevojë për ndërhyrje nga Shqipëria, por duhet lënë Spanja të investigojë. Ajo ka theksuar edhe mungesën e informacionit dhe hapat e Ministrisë së Drejtësisë, duke shprehur shqetësimin për kohën e gjatë që ka kaluar pa përgjigje.
Gjithashtu, Sula ka theksuar nevojën për të dërguar zemrën për analizë në laboratorë të specializuar jashtë vendit për të siguruar një përgjigje të saktë. Në fund, ajo ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe ka kërkuar kushtet dhe dokumentacionin lidhur me transportimin e zemrës nga Spanja në Shqipëri, duke bërë thirrje për një hetim të plotë dhe të pavarur.
Ministria e Drejtësisë nuk ka ndërmarrë hapa. Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me shkresat që ka prezantuar avokati jonë në Shqipëri. Dhe akoma presim. Muajt kalojnë, vitet kalojnë dhe ne pretendojnë të bëhet ADN e asaj zemre që pretendohet se është sjellë nga Spanja në IML në Shqipëri.
Zemra mbahet aty, 4 vjet, 3 vite u mbajt në Spanjë, një vit po mbahet në Shqipëri dhe nuk bëhet ADN. Në shkresat tona ne i kemi kërkuar prokurores së rastit, duke qenë se Shqipëria nuk ka mundësi të bëjë ADN, duke mos patur kushtet në institucionet tona, ne kemi të drejtën që ta cojmë zemrën jashtë vendit.
Në kërkuar të dërgohej në një laborator në Vjenë, Bruksel ose Madrid. Besoj nëse dërgohet letërporosi duke i kërkuar shtetit fqinj këtë ndihmën me pagesë, pagesa të kryhet nga familja, atëherë mund të bëhet. Ne nuk kemi asnjë lloj përgjigje. Ne nuk kemi ADN.
Ministri hesht për 4 vite rjesht. Në 4 vite një ADN kërkuam. Trafiku i organeve nuk mund të mbyllet pa një ADN, që është një provë e rëndësishme për t’u bërë.
ADN urgjent, nuk di si ta them. Me altropolant i kam shkuar z.Rama poshtë dritares duke i thënë ADN urgjent. Kam 4 vite që kërkoi një ADN, është shumë e lehtë kjo lloj prove, ku është misteri, çfarë sekreti ka këtu.,
Mundësitë janë dy, Saimiri është vrarë nga trauma nga 8 rojet e spitalit. Zemra lë shenjë, është organi kryesor që lë shenja. Një mjek ligjor gjatë autopsisë, mund të lexojë zemrën dhe mund të shohë traumën ose infarktin. Duke e fshehur këtë zemër për 4 vite, ajo zemër humb, humb prova. Ajo zemër nuk flet më. Humb prova. Nëse ADN del pozitive, ata fitojnë kohë për të mbuluar provën e vrasjen. Nëse del negative nuk kërkojmë asgjë nga Shqipëria le ta investigojë Spanja.
Kemi kërkuar kushtet sesi është transportuar zemra nga institucioni spanjoll drejt Shqipërisë, pasi zemra mund të dekompozohet nëse nuk zbatohen protokollet. Kërkojmë procesverbalin.