0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Sara rrëfen se si e tradhëtoi i fejuari: Ndenja 12 ditë në shtrat e vetëm…

Historia e dashurisë së shkuar mes Sarës dhe Endrikut ka rikthyer vëmendjen pas 9 vitesh, sapo ata janë përplasur në shtëpinë e tregtisë së telenovelave, “Big Brother”. Lidhja e tyre e kaluar, që përfundoi para disa vitesh, është rikujtuar nga çifti brenda Shtëpisë, duke sjellë përsëri në vëmendje momentet e tyre të kaluara.

Rrethanat e ndarjes dhe sqarimet brenda shtëpisë janë bërë pjesë e historisë së tyre, duke u bërë shkak që Vëllai i Madh të japë hapësirë për të qartësuar situatën për publikun. Sara dhe Endriku janë vendosur në dy dhoma të ndryshme, duke shpërndarë dritë mbi detajet e të kaluarës së tyre dhe duke bërë që të gjithë të shqetësohen dhe spekulojnë mbi ndërlikimet e tyre të mëparshme.

Në një intervistë brenda shtëpisë, Sara ka pretenduar se ata ishin të fejuar në të kaluarën, ndërsa Endriku ka theksuar se nuk kishte pasur një fejesë zyrtare, megjithëse kishte prezantime familjare. Ndërthurrjet dhe momentet e tensionuara janë bërë pjesë e atmosferës së shtëpisë, duke lënë publikun me pritjen e vazhdueshme për të kuptuar shëndetin e lidhjes së tyre aktualisht.

Ledioni: Doja të flisnim pak në lidhje me raportin që ti ke patur me Endrikun.

Sara: Mendova mos kishe ndonjë surprizë, më ngrive zemrën (Qesh).

Ledioni: Më trego pak për lidhjen që keni patur. Di që keni qenë të fejuar. Ka qenë një marrëdhënie që nuk mbaroi mirë.

Sara: Si fillim dua t’i kërkoj ndjesë bashkëshortes së tij aktuale, sepse mendoj se është shumë e vështirë për atë vajzë që ta dëgjoj këtë. Dua të cek që Endrikut ja kërkova vetë kontaktin e parë. Kemi bërë një bisedë që të qetësohet situata. Unë dhe Endriku kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Ai ka ardhur te nëna ime në Greqi.

Gjërat kanë qenë familjare. Unë kam shkuar në shtëpinë e tij, si nusja e tij. Respekti ka qenë maksimal. Ai më ka dedikuar dhe një këngë. Ka qenë zhgënjimi im i parë kur unë kam qenë 19-vjeç sepse ka qenë një ndihmesë e madhe për mua kur isha në Tiranë, por nuk e dija që mbante kontakte me ish-in e tij. I kam gjetur në një situatë të pakëndshme. Dhe shumë e shumë situata të tjera të pakëndshme gjatë kohës kur Endriku vazhdonte të ishte i pavendosur midis meje dhe saj. Mua kjo gjë më ka afektuar shumë.

Kam qenë 12 ditë në krevat me temperaturë 40 gradë. Nuk e kemi përjetuar mirë, as unë as familja ime. Endriku eventualisht e bëri zgjedhjen e tij. Mund të ketë akuzuar për mua, por pa fakte. Nuk e fajësoj, sepse ka qenë goxha i papjekur. E kam kaluar atë situatë dhe në të njëjtën kohë i hodha vetë e para dorezën e bardhë këtu, e para për veten time, por dhe për familjen time që të mos përjetojë të njëjtin siklet. Kam qenë e tensionuar, sepse nuk e dija nëse do të vinte apo jo. Ju nuk e keni idenë se çfarë ndjesirash përjteoj unë kur Bardhi dhe Endriku bisedojnë së bashku. Nuk dua të lëndoj asnjë palë. Ai ka martesën e dytë në mos gaboj. Endriku ka një fëmijë, gjë që e vlerësoj jashtë mase shumë.

Ledioni: E ke menduar ndonjëherë situatën që mund të përballeshit të dy?

Sara: Unë e kam ndarë këtë detaj kur i kërkova Endrikut të kishim kontaktin e parë këtu. Unë nuk e dija se çfarë njeriu e kishte bërë Endrikun. Sepse nuk janë pak, 9 vite. Nuk kemi pasur asnjë kontakt që nga momentin kur më ka dhënë dorën këtu brenda. Nuk e dija si do ishte reagimi këtu brenda, sepse nuk e dija si e kishte bërë jeta. Pavarësisht gjithçka, shoh që familja e ka bërë Endrikun një djalë shumë të respektuar, sepse i dha i pari dorën Bardhit dhe ngriti dorën katër herë që dasma të bëhej mes meje dhe Bardhit. Jam shumë e lumtur që nuk është më njeriu që ka qenë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT