34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Basha: Ahmetaj tregon se Rama dhe Veliaj janë të zhytur në korrupsion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt lidhur me kryeministrin Edi Rama. Basha tha se Ahmetaj ka treguar me gisht se Rama dhe Veliaj janë pjesë e një skeme mjaft korruptive, duke shtuar se kjo tregon se të gjithë janë të përfshirë në korrupsion. Në fjalën e tij, Basha theksoi se sulmet ndaj SPAK (Specialja për Korrupsion dhe Krime të Rënda) janë një tentativë për ta kërcënuar dhe intimiduar atë, duke shtuar se kjo tregon se korrupsioni ka penetruar thellë në strukturat qeveritare.

“Meraku që kanë është një ofensivë ndaj SPAK për ta kërcënuar, intimiduar. Kjo është e kuptueshme se s’kanë kaluar as 10 ditë që kur zv.kryeministri tregoi me gisht Ramën e Veliaj si bashkëpronar dhe përfitues të skemës më korruptive, afera e inceneratorëve. Kjo tregoi që janë të gjithë bashkë të zhytur në korrupsion. Kjo tregon pse i janë përveshur SPAK dhe drejtësisë se kanë frikë. Deri para ca kohësh i kishin në xhep prokurorë e gjyqtarë, hetimet përfundon në asgjë apo nuk çelshin fare. Frika e të paprekshmeve nga drejtësia është edhe produkti i parë i reformës në drejtësi”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...