18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Borrell reagon ndaj deklaratave të Donald Trump mbi NATO

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me përkushtimin e tij ndaj NATO-s. Borrell tha se NATO “nuk mund të jetë një aleancë a la carte” dhe se nuk mund të funksionojë sipas dëshirave të një presidenti amerikan. Ai theksoi se NATO duhet të jetë një aleancë e qëndrueshme dhe e përkushtuar ndaj sigurisë.

Deklaratat e Trump, ku ai nxit Rusinë të sulmojë shtete të NATO-s që nuk plotësojnë detyrimet financiare ndaj aleancës, shkaktuan shqetësim në partnerët evropianë. Borrell theksoi se NATO duhet të jetë një strukturë e qëndrueshme dhe nuk duhet të ndryshojë me çdo ndryshim presidenti.

“Të bëhemi serioz. NATO nuk mund të jetë një aleancë ushtarake a la carte, nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që punon sipas tekave të përditshme të presidentit amerikan”, tha Borrell.
“Ose ekziston ose jo”, tha ai, duke shtuar se nuk do të komentojë më “asnjë budallallëk” që do të dalë nga fushata zgjedhore presidenciale amerikane.

Presidenti aktual, Joe Biden, ka karakterizuar deklaratat e Trump si “të tmerrshme dhe të rrezikshme”. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu kishte paralajmëruar më parë se çdo sugjerim se aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin do të minonte sigurinë e të gjithë aleatëve, përfshirë edhe SHBA-në.


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 11 shkurt paralajmëroi se “çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përshirë edhe të SHBA-së”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Goditet skema ‘Stolen Gold’ – 2 milionë euro ar e argjend të kontrabanduar nga...

0
Një operacion policor i koduar “Stolen Gold” ka çmontuar një rrjet të dyshuar të trafikimit dhe tregtimit të sendeve me vlerë të vjedhura jashtë...

“500 mijë euro në kriptomonedha?”/ Zhdukja e Englant Koçit, pista e hetimit zhvendoset te...

0
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e Englant Koçi, për të cilin autoritetet dyshojnë se mund të jetë viktimë e një...

“I maskuar në beach bar në Borsh”/ Arrestohet Moisi Habilaj gjatë operacionit të Policisë...

0
Një operacion i Policisë së Shtetit ka përfunduar me arrestimin e Moisi Habilaj, i cili u ndalua mbrëmjen e sotme në zonën e Borshit. Sipas...

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...