29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tezja e Sibela Abedinit mohon identitetin e vajzës në foto me Altin Çokun në TikTok

Tezja e Sibela Abedinit ka bërë të ditur se vajza në fotografinë e publikuar krah Altin Çokut në TikTok nuk është mbesa e saj.Ajo, e 27-vjeçare, shprehet se mbesa e saj ka flokë të kuqe dhe është e dobët, ndryshe nga vajza në foton e caktuar.

Sipas saj, vajza në foton e publikuar në TikTok dhe që lidhet me aktin e vetëvrasjes nuk është mbesa e saj.

Këtë foto e kam parë në rrjete sociale, nuk është Sibela ajo foto, Sibela ime është 50 kile njeri. Ajo foto që ka hedhur është me flokë të zeza dhe e shëndoshë, mbesa është me flokë të kuqe dhe e dobët. Nuk janë të vërteta, ato që ka thënë Altini, ka qenë shumë e qetë, e rregullt. Telefonin e ka policia të Sibelës, një telefon, nuk ka kamera sigurie”, tha tezja.

Sibela Abedini nënë e një vajze 2-vjeçare i dha fund jetës mbrëmjen e së shtunës, 10 shkurt.
27-vjeçarja u hodh nga tarraca e katit të katërt të pallatit ku jetonte në Kamzë , pas publikimit të një foto intime ku ajo duket në krevat me TikTokerin Altin Çoku.

Sibela i ka kërkuar Altinit të fshijë foton, por ai nuk e ka bërë këtë gjë, e për pasojë Sibela vrau veten, sipas hetimeve të deritanishme nga policia.

Por tezja tha sot se vajza në foto nuk është mbesa pasi sipas saj, Sibela ishte e dobët dhe me flokë të kuqe. Po ashtu daja i Sibelës tha ditën e djeshme se Sibela është vrarë, duke hedhur poshtë pistën për vetëvrasje.

Mbetet për tu parë nëse pretendimet e të afërmve të Sibelës janë të vërteta ose jo, pasi të thënat e tyre janë kontradiktore me ato çka ka thënë Altini dhe me ato që policia ka nxjerrë si konkluzione deri më tani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...