26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vizita e Blinken në Tiranë/ Tarifa: “Sali Berisha është i mohuar nga SHBA”

Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa thotë se vizita në Tiranë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që do të zhvillohet më 15 shkurt, ka në agjendë marrëdhëniet e SHBA me shtetin shqiptar dhe nuk ka vend për takime me opozitën.

Në një intervistë televizive, Tarifa u shpreh se Sali Berisha është i mohuar nga SHBA dhe se për amerikanët, ai nuk ekziston.

Tarifa, ndër të tjera, shtoi se opozita është e përçare dhe destruktive.

“Edhe kjo është nje vizitë ndërshtetërore. Marrëdhënia e DASH, si administratë amerikane, mbahet me qeverinë e Shqipërisë, kryeministër i së cilës është Edi Rama. Ai është mikpritësi në këtë shtëpi dhe ambasada amerikane sigurisht. Për opozitën nuk ka vend. E para, Sali Berisha nuk hyn asgjëkundi këtu. Ai është i mohuar, për SHBA ai nuk ekziston, nuk është një politikan që duhet marrë në konsideratë. Për opozitën tjetër, është e përçarë. Tjetra është një opozitë që ende nuk po jep shenja jete. Nuk besoj hyn në këtë agjendë. Kjo është agjenda për marrëdhëniet e SHBA me shtetin shqiptar, jo me opozitën. Opozita është e ngrehinës politike, por në këtë rast është shteti”, theksoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...