0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Brezovicë/ Humbi jetën nga orteku i dëborës, momenti kur transportohet nga skijatorët trupi

Një incident tragjik ka ndodhur dje tek Qendra e Skijimit në Brezovicë. Policia ka bërë të ditur se një shtetase e huaj e moshës 54-vjeçare, ka humbur jetën pas një orteku të papritur të borës në një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli shtoi se forcat e ndërhyrjes së policisë tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar situatën. Edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka intervenuar për rastin në fjalë.

Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrolla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku. Shpëtuesit tanë së bashku me Patrollën e Skijimit në Brezovicë e kanë lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT