10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Tentoi të fshihte armën që kishte me vete, policia arreston 48-vjeçarin në Shkodër

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi qarkullonte me pistoletë me vete në qytet. Helidon Marku po udhëtonte me automjet në lagjen “Ndoc Mazi” dhe në momentin që pa shërbimet e policisë, doli nga makina duke shkuar afër një lulishteje ku ka tentuar të fshehë armën që mbante më vete. Por 48-vjeçari u vendos në pranga nga uniformat blu, ndërsa u sekuestruan pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMW” me të cilin udhëtonte.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Kontrolle të shtuara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Kontrollet, bazuar në inteligjencën policore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e shtetasve që qarkullojnë me armë, si dhe të atyre që janë në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 48-vjeçar që lëvizte me armë zjarri pistoletë me vete, në qytet.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak, të cilën 48-vjeçari tentoi ta fshihte, kur pa punonjësit e Policisë.

Sekuestrohet edhe automjeti i këtij shtetasi.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e këtij shtetasi.

Në bulevardin “Skënderbeu” është lokalizuar automjeti me drejtues shtetasin H. M., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka dalë nga automjeti dhe është larguar afër një lulishteje ku ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante më vete.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur shtetasi H. M., 48 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, i cili në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë.

Arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMW” që drejtonte ky shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...