26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Parlamenti grek miraton ligjin për martesat e të njëjtit gjini

Të enjten në darkë, parlamenti grek miratoi mes shumë polemikash ligjin që lejon martesat mes personave të njëjtë gjini, duke bërë Greqinë vendin e 16-të në Bashkimin Europian që e pranon këtë praktikë.

Pas debateve intensive në parlamentin grek, ligji u miratua, duke kthyer Greqinë në shtetin e parë ortodoks në botë që e lejon këtë formë të martesës.

Në 2015, një projektligj i tillë u dërgua për miratim për herë të parë, por u përball me shumë kundërshtime dhe protesta në Athinë, duke mos u miratuar. Megjithatë, në darkën e të enjtes, me 175 vota pro, 76 kundër dhe 46 kundër, parlamenti grek e kaloi ligjin.

Miratimi i këtij ligji bën që Greqia të jetë vendi i 16-të në BE dhe vendi i 37-të në botë që e legalizon martesën e të njëjtit gjini. Kjo veprimtari shënon një hap të rëndësishëm për të drejtat e njeriut dhe të komunitetit LGBT+ në Greqi.

Pas votimit, kryeministri grek, Mitsotakis, shprehu kënaqësinë e tij, duke e vlerësuar votimin si një pikë referimi për të drejtat e njeriut dhe duke e përshkruar Greqinë si një vend përparimtar, demokratik dhe i përkushtuar ndaj vlerave evropiane.

“Sot Greqia bëhet vendi i 16-të i BE-së që ligjëron barazinë martesore. Jemi krenarë që e votuam pasi është një pikë referimi për të drejtat e njeriut dhe pasqyron Greqinë e sotme: një vend përparimtar, demokratik, i përkushtuar ndaj vlerave evropiane”- tha Mitsotakis.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...