12.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

16 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës: Rrëfimi i një ëndrre të jetuar çdo ditë

Në një sallë të mbushur plot, para syve të miliona shqiptarëve kudo në trojet shqiptare dhe në të gjithë botën, para 16 vitesh u shqiptuan fjalë që bartnin ëndrra dhe sakrifica të heronjve ndër shekuj: “Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik!”

Më 17 shkurt të vitit 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur. Por, ai që shqiptoi deklaratën e pavarësisë, kryeministri Hashim Thaçi dhe 3 të tjerët, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, sot ndodhen në paraburgim në Hagë.

Ky përvjetor do të përshëndetet me shumë aktivitete, ndërsa në ora 12:00, Kuvendi do të mbajë një seancë solemne. Shpallja e Pavarësisë ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Ata përjetuan pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, duke rezultuar në një Luftë Çlirimtare (1997-99).

Shumica e shteteve anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën, ndërsa në të gjithë botën ajo është njohur nga 117 shtete. Megjithatë, disa shtete si Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin. Tani më Kosova ka arritur edhe liberalizimin e vizave, duke e lejuar qytetarët të lëvizin lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...