21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Një sukses i pamundur: Fëmija belg që shërohet nga glioma e trurit

Kur Lukas u diagnostikua me një lloji të rrallë të tumorit të trurit në moshën 6-vjeçare, nuk kishte asnjë dyshim për prognozën. Mjeku francez Zhak Grill ende reagon emocionalisht kur kujton se duhej t’u thoshte prindërve të Lukas se djali i tyre nuk do të mbijetonte. Lukas tani është 13 vjeç dhe nuk ka asnjë gjurmë të tumorit.

Një djalë belg është fëmija i parë në botë që shërohet nga glioma e trurit, një kancer veçanërisht agresiv, sipas studiuesve që e trajtuan atë.

Lukas kapërceu gjithçka për të mbijetuar”, tha Dr. Grill, kreu i programit të tumorit të trurit në qendrën e kancerit Gustave Roussy në Paris.

Tumori, emri i plotë i të cilit është glioma difuze e brendshme pontine (DIPG), diagnostikohet çdo vit në rreth 300 fëmijë në Shtetet e Bashkuara dhe deri në 100 në Francë.

Përpara Ditës Ndërkombëtare të Kancerit të Fëmijërisë, komuniteti mjekësor ka përshëndetur përparimet që nënkuptojnë se 85 për qind e fëmijëve tani mbijetojnë më shumë se pesë vjet pasi janë diagnostikuar me kancer. Megjithatë, perspektiva për fëmijët me tumore DIPG mbetet e dobët, shumica nuk jetojnë një vit pas diagnozës. Një studim i fundit zbuloi se vetëm 10 për qind jetuan edhe dy vjet të tjera. Radioterapia ndonjëherë mund të ngadalësojë përparimin e një tumori agresiv, por asnjë ilaç nuk është treguar të jetë efektiv kundër tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...