16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Planifikuan vrasjen e Inez Hajrullës, goditet grupi kriminal në Vlorë

Një 35-vjeçar nga Shkodra u arrestua në Vlorë, duke lëvizur me armë zjarri me silenciator dhe fishek në fole, gati për qitje më 8 gusht 2023. Gjashtë muaj më pas, mësohet se objektivi i atentatit që u parandalua me arrestimin e Amarildo Nikolli ishte Inez Hajrulla. Kjo ishte hera e tretë që Hajrulla, i njohur si i forti i Vlorës, shpëtonte nga një atentat. Prokuroria e Posaçme vijoi hetimet dhe identifikoi një tjetër të dyshuar në operacionin e koduar “Trekëndëshi”, duke arrestuar Muharem Koroveshin, i njohur edhe si Ismaili dhe Myftaraj. Dy bashkëpunëtorët e tij u shpallën në kërkim për dyshimet se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen, duke u akuzuar për vepra penale të grupit të strukturuar kriminal.

Edhe pse zyrtarisht nuk është bërë e ditur kush ishte objektivi, burimet sugjerojnë se tentativa për vrasje ndodhi verën e kaluar, ku Amarildo Nikolli u arrestua me pistoletë me silenciator, duke shkaktuar transferimin e dosjes tek SPAK për kompetencë pas zbulimit të elementëve të grupit të strukturuar kriminal. Nikolli dyshohet të jetë pajtuar si vrasës me pagesë me precedentë në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar. Arrestimi i tij u bë në një pastiçeri pranë kompleksit “Oslo” në Vlorë, zonë ku vepron grupi i Edison Harizajt, dhe dyshimet ishin se Inez Hajrulla ishte në qendër të synimit të atentatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...