22.4 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Berisha: Amant Josifi vjedh qytetarët e huaj me callcenterat, mbrohet nga Rama dhe Dumani

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, në një fjalim para mbështësve të tij, ka denoncuar korrupsionin shqiptaro-ndërkombëtar dhe ka akuzuar Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, për vjedhjen e mbi 2 miliardë eurove nga qytetarë të huaj përmes callcenterave. Berisha ka theksuar se korrupsioni është një armik i demokracisë dhe se duhet të vazhdojmë të denoncojmë dhe të luftojmë këtë fenomen.

Fjala e plotë:

“Miqtë e mi, lufta kundër korrupsionit është jetikë, shpëtimtare për qytetarët shqiptarë. Dhe ne e kemi bërë atë. Ju jeni dëshmitarë, pa hezitim, me vendosmëri absolute, me paanësi absolute, kemi denoncuar një nga një, aferat e tmerrshme, vjedhjet e shekullit. Kemi denoncuar djegësat, Portin e Durrësit, PPP-të, checkupin, sterilizimin, analizat, rrugët, dhjetëra e dhjetëra të tjera. Por kemi denoncuar edhe korrupsionin shqiptaro-ndërkombëtar si një nga format më të rrezikshme, më të rrezikshme për korrupsionin.

Do ta denoncojmë gjer në fund, sepse korrupsioni nuk është vetëm shqiptar, korrupsioni është armik i demokracive kudo në botë. Çfarë do të thotë kjo? Amant Josifi, ortaku i Olsi Ramës, ju vjedh qytetarëve gjermanë, qytetarëve spanjollë, italianë, belgë, mbi 2 miliardë euro me callcenterat në ortakëri me Olsi Ramën. Çfarë ndodh me këtë personazh? Mbrojtje absolute nga Edi Rama dhe Altin Dumani. A ka krim më të shëmtuar se ky? Kur u kërkua arrestimi i tij, Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës, deklaroi se krimi ka ndodhur tjetërkund. Ky është një kriminel gjakftohtë. Kriminel!

Krimi kishte ndodhur në callcenterat e Tiranës, të patronuar nga Olsi Rama, të cilët mashtronin pensionistët, qytetarët gjermanë, spanjollë, blini Bitcoine se do ua marrim me 20 përqind më shumë dhe ua vidhnin monedhën dhe i çonin në Dubai. Ne e denoncuam dhe do e denoncojmë dhe i themi Dumanit se do përgjigjesh gjer në një për këtë amnisti kriminale që mban për Edi Ramën.
Miqtë e mi, a ka krim më të shëmtuar se kjo? Erdhën prokurorët gjermanë, çfarë bëri Dumani me shokë? I mori dhe i dërgoi në callcentera, ku punonjësit nuk dinin asnjë fjalë gjermanisht. I morën ata dhe i rrasën në burg si derr në thes dhe janë akoma atje, pa kryer asnjë operacion. Sepse nuk ishin callcenterat e Amant Josifit dhe Olsit. Pra, a mund të heshtim ne? Kurrën e kurrës, të gjithë në shesh në mbrojtje të të vërtetës.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...