19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Fituesit e ‘Love Island Albania’, Ueda dhe Arlindi, tregojnë për lajmin e shtatzënisë

Në një intervistë Ueda dhe Arlindi, fituesit e edicionit të parë të “Love Island Albania”, treguan më shumë për emocionet e shtatzënisë dhe përjetimet e tyre të reja në Gjermani, pranë prindërve të Arlindit.

Ata zbuluan se shtatzënia ishte një hap i planifikuar, megjithatë, nuk e prisnin që të ndodhte kaq shpejt. Ndërsa tregonin për pritjen e tyre të ëmbël, ata gjithashtu ndanë një histori të qesharake për momentin e zbulimit të shtatzënisë. Ueda rrëfeu se testi ishte në gjermanisht dhe duke qenë se ajo nuk e di gjuhën, e lexoi testin gabim. Më vonë ishte Arlindi që e pa rastësisht testin dhe kuptoi lajmin e befasishëm se do të bëheshin prindër.

Në pjesën e intervistës ku u pyetën për momentin e zbulimit të shtatzënisë, Ueda tregoi: “Është një histori pak qesharake, pak funny (për të qeshur), sepse unë kur bëra testin, ishte në gjermanisht fleta edhe nuk dija si ta lexoja. Ai ishte pozitiv. Vetëm kur e bëra, erdha poshtë, Lindi thotë: “Hë si doli?” I thashë: “Jo, më duket se jo, por nuk e kuptoj se kam gjithë këto simptoma”. U çudita i thashë sepse isha 100 për qind e sigurt që isha. Edhe u mërzita pak. Hëngrëm bukë, edhe s’e di, isha shumë e çuditur. Kur kemi ikur lart dhe Lindi e ka parë testin dhe tha: “O beb, është pozitiv”.

Kjo lajm i gëzueshëm për fëmijën e tyre e bëri xhiron e mediave, ndërsa çifti trumfues shpreson që kjo aventurë e re në jetën e tyre do të sjellë edhe më shumë gëzime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...