27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Basha paralajmëron bojkotimin e seancës së sotme plenare dhe denoncon pazaret Rama-Berisha për Amnistinë Penale

Teksa sot pritet të hidhet në votim në seancën plenare drafti i Amnistisë Penale, mazhoranca duket se nuk i ka ende 84 votat për t’u miratuar nga ligjvënësit. Për këtë arsye dhe debatet për këtë çështje ka reaguar dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili deklaroi në një konferencë për media votën kundër amnistisë nga deputetët e tij, ndërsa akuzoi mazhorancën se po tenton të shpëtojë zyrtarët e korruptuar.

Manja i përgjigjet Bashës

Ndërkohë, përgjigjen Bashës ia dha pas mbledhjes së qeverisë vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa e la të hapur rrugën për konsensus. Në një prononcim për media, ai tha se pret reflektim. “Dua të jem i qartë që në fillim, ka amnisti nga dënimi dhe jo amnisti nga ndjekja penale. Kemi ndjekur traditën e ndjekur më herët. Një nga propozimet ka qenë që në kategorinë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnistia por ulje dënimit të jenë edhe ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme. Kjo nuk do të thotë që ne jemi refraktar. Pres reflektim”, tha Manja. Manja, i cili e argumentoi pranimin e amendamentit me barazinë e qytetarëve para ligjit, ftoi të gjithë deputetët për votë pro.

PD reagon pas deklaratës së ministrit të Drejtëisë

Nga ana tjetër, sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, i është përgjigjur ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja në lidhje me amendimin e draftit të Amnistisë Penale nga i cili parashikohet që të përfitojnë dhe të dënuarit me vendim të formës së prerë nga GJKKO. Sefa theksoi se Manja dola pa u skuqur dhe si burracak për të justifikuar vendimin që synon të amnistojë të korruptuarit e tyre. Ai shtoi se, PD nuk do bëhet kurrë pjesë e këtij pazari të ndyrë dhe kërkon tërheqjen e këtyre ndryshimeve.

Çfarë ka ndodhur?

Kujtojmë se, amendamenti i miratuar pak ditë më parë në komision që mori edhe dakordësinë e qeverisë parashikon që edhe personat e dënuar nga GJKKO mund të përfitojnë ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite burg, duke shfuqizuar germën c të nenit 5, pika 2, që i përjashtonte nga kriteret e përfitimit të amnistisë. Fillimisht u përmend si autor i amendamentit, deputeti i Rithemelimit, Bledion Nallbati, por ky e mohoi dhe tha se është propozuar nga socialisti Plarent Ndreca, ndërkohë që pak më vonë edhe Rithemelimi njoftoi se as ata nuk do ta votojnë Amnistinë Penale në Kuvend. Amnistia Penale u paraqit në Kuvend në fillim të dhjetorit të kaluar, ndërsa mungesa 84 votave e ka shtyrë më shumë se 2 muaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...