11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Beisha nga dritarja: ‘Paralajmëroj falangat e Edi Ramës dhe i garantoj se…’

Në një fjalim nga ballkoni i banesës së tij, ku ndodhet në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha ka drejtuar fjalët e tij ndaj simpatizantëve të mbledhur në “Rrugën e Shpresës”. Ai ka diskutuar arrestimet e personave që morën pjesë në protestën e 20 shkurtit dhe ka paralajmëruar policinë për ndëshkim nëse do të ketë raporte për tortura ndaj protestuesve.

Berisha ka theksuar se arrestimi i protestuesve më 20 shkurt ishte një akt politik nga regjimi i Edi Ramës dhe rilindjes së tij. Ai ka përgëzuar qëndrestarët dhe i ka paralajmëruar ata që për çdo akt torturimi ndaj tyre, do të përballen me ndëshkim ekzemplar. Berisha gjithashtu ka hedhur akuza për falsifikime dhe montazhe në procesin gjyqësor kundër këtyre të rinjve dhe ka shprehur bindjen se regjimi është në frikë nga qytetarët që luftojnë për liri dhe dinjitet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Arrestimi i protestuesve më 20 shkurt, Berisha: Paralajmëroj falangat e Edi Ramës dhe i garantoj se, për çdo torturë që do t’u bëni qëndrestarëve, do të përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar

Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të pamposhtur të shpresës, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për betejën juaj pa kthim, betejën tuaj drejt fitores.

Çdo orë, çdo ditë që kalon, dëshmon se kjo betejë është jetike për fatin e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Çdo orë, çdo ditë që kalon bëhet më e rëndë, më shtypëse, më dhunuese për shqiptarët nga narko regjimi i Edi Ramës dhe rilindjes së tij.

Të dashur miq!

Sot orari zyrtar në republikën e rilindjes nisi me një proces politik kundër 4 të rinjve, Andrea Maliaj, Klinti Toli, Bledar Tola, Ismet Stefanis, qëndrestarë pjesëmarrës në uraganin e 20 shkurtit.

Ata ishin sot në bankën e akuzës sepse me 20 shkurt terruan Edi Ramën dhe rilindjen e tij, tmerruan pushtetin e mafias që sundon sot në Shqipëri.

Por sot këta të rinj në sallën e gjyqit qëndronin krenarë dhe ballëlartë para akuzave false, të turpshme, të fabrikuara, të falsifikuara ndaj tyre.

Kjo skenë tregonte qartë se regjimi i ka hyrë frika gjer në palcë nga qëndrestarët, se regjimi ka humbur çdo shpresë për veten e tij, ndaj dhe përdor çdo mjet kundër lirive të qytetarëve.

Miqtë e mi!

Duke i përgëzuar edhe njëherë sot këta të rinj, për qëndrimin e tyre burrëror si në qelitë e zeza të regjimit, ashtu dhe në bankën e akuzës, paralajmëroj fallangat e Edi Ramës se, dita po vjen dhe u garantoj se për çdo torturë që tu bëni qëndrestarëve, do të përballeni nesër me ndëshkim ekzemplar.

Ju paralajmëroj se për çdo ditë burgu e tyre për motive politike, do të ju kthehet në vite burgu si armiq të lirisë së shqiptarëve.”, tha Berisha

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...