14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

SPAK dërgon në gjykatë 7 trafikantë të klandestinëve për atentatin në Morinë

Specialja për Krime të Rënda dhe Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme aktakuzën për 7 trafikantë të klandestinëve që u përfshën në ngjarjen e 25 majit 2023, kur hapën zjarr ndaj policisë kufitare në Morinë. SPAK ka kërkuar gjykim për këta persona, pjesë e dy grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri dhe Kosovë, duke kryer vepra të rënda penale.

Grupi i akuzuar përbëhet nga 5 siri-anë dhe 2 algjerianë, të cilët akuzohen për vrasje të punonjësve të policisë, vrasje me dashje (e mbetur në tentativë), dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm për qëllime përfitimesh, trafikim të armëve, dhe pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar. SPAK vlerëson se këta individë kanë organizuar veprimtari të ndryshme në formën e bashkëpunimit të veçantë, duke operuar në mënyrë të strukturuar me shkallë të lartë organizimi dhe rrezikshmëri shoqërore.

Grupi i parë përbëhet nga Muhamed Shehab, Muhammed Nasir, dhe Nagid Alabdalah, ndërsa grupi i dytë nga Sultan Grimash, Muhammed Radaën, Ayoub Bahhoo, dhe Rabi Lqadi. SPAK ka evidentuar se këta individë kanë jetuar në Shqipëri që nga viti 2019 dhe kanë operuar në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale në shumë shtete, duke përfshirë Greqinë, Turqinë, Kosovën, Serbinë, dhe Gjermaninë. Hetimet kanë treguar se ata janë pjesë e një rrjeti të gjerë trafiku të qenieve njerëzore, duke kërcënuar sigurinë dhe jetën e emigrantëve dhe personelit policor. Grupi ka përdorur edhe armë për të mbrojtur veprimtarinë e tyre të paligjshme. Të gjithë akuzuarit aktualisht janë në masë “arrest në burg”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...