24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

‘Jemi krah Ukrainës, një fitore e Rusisë do ishte precedent i keq’, Ambasadori i BE për Ukrainën

Sot, në Tiranë, u zhvillua një manifestim i organizuar për të shprehur solidaritetin me popullin ukrainas. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka falënderuar Shqipërinë dhe qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme të Ukrainës.

Gonzato tha se fitorja e Ukrainës është e rëndësishme për sigurinë në Europë dhe në të gjithë botën. Ai shtoi se një fitore e Rusisë do të krijonte një precedent të keq për rendin ndërkombëtar dhe sigurinë. Pushtimi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë ka sjellë vuajtje, shkatërrim dhe dëme në shifra të mëdha.

Ambasadori i BE-së nënvizoi se bashkimi dhe qëndresës e Ukrainës ndaj agresionit rus janë të rëndësishme. Përmendi se mbështetja e Bashkimit Europian për Ukrainën ka shkelur vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian ndaj shtetit rus.

“Tashmë ka dy vjet që nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë dhe sa gjë e mirë që shoh kaq shumë njerëz që janë mbledhur sërish këtu në Tiranë për të vazhduar për të treguar solidaritetin me Ukrainën dhe popullin e saj”, u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian.

Më tej ambasadori i BE-së tha se fitorja e Ukrainës është garanci për sigurinë jo vetëm për Europën por të gjithë botën ndërsa fitore e Rusisë do të thotë precedent i keq për rendin ndërkombëtar e sigurinë prandaj Kievi do ta ketë gjithmonë në krah Bashkimin Europian.

Fitorja e Ukrainës është garanci për sigurinë jo vetëm për Europën por të gjithë botën. Fitore e Rusisë do të thotë precedent i keq për rendin ndërkombëtar e sigurinë. Pushtimi i Rusisë ka sjellë vuajtje e shkatërrim e mijëra viktima dhe zhvendosjen e miliona civilëve dhe qindra miliarda euro dëme. Ky shkatërrim është i qëllimshëm. Jeta nën pushtimin rus është ferr i vërtetë. Gjatë këtyre dy viteve shumë vunë në pikëpyetje mundësinë që ka pasur Ukraina për të bërë rezistencë dhe vendosmërinë e partnerëve për ta mbështetur por së bashku kemi treguar që e kanë pasur gabim.

Fakti që ne i kemi bërë qëndresë agresionit rus dhe ambicieve perandorake e koloniale të Rusisë ka qenë e rëndësishme. Pushtimi rus duke shkelur të drejtën ndërkombëtare e Kartës ë OKB-së ka shkelur parimet e vlerat e BE-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...