Kryeministri Edi Rama po qëndron sot në Madrid për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste, nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ndan një sërë fotografi nga ky aktivitet dhe shprehet se kanë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.
Me moton “socializmi që fiton”, duket se liderët e partive të majta në Europë janë të përkushtuar në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë.
“Në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste ku nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez, morëm një sërë vendimesh të rëndësishme”, thotë kryesocialisti.