10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Amnistia penale e paligjshmërisë: Partia e Lirisë refuzon të votojë, Meta akuzon kuvendin

Partia e Lirisë nuk është e gatshme të japë 3 votat e saj pro amnistisë penale, duke ndjekur qëndrimin e pjesës tjetër të opozitës. Pas shtyrjes së votimit në parlament, Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë këtë vendim, duke e cilësuar si një shenjë të zhbërjes së pazareve për amnistinë.

“Tërheqja nga rendi i ditës i projektligjit për amnistinë penale ishte dëshmi sesi kuvendi është marrë peng nga Rama, ku ligjet hiqen sipas axhendave të pazareve që bëhen apo zhbëhen.” – tha Meta.

Meta e quajti Kuvendin të zhytur në paligjshmëri dhe tha se ligji i zonave të mbrojtura, i kaluar vetëm me votat e PS, është një ligj për llogari të oligarkëve.

“Kuvendi kaos dhe paligjshmëri, që miraton ligje për llogari të oligarkëve. I tillë ishte miratimi i ligjit të kontestuar për masakrimin e zonave të mbrojtura, që rrezikojnë të kthehen në komplekse pallatesh e biznese që kanë qëllim pastrimin e parave.” – u shpreh Meta.

Projekti i ligjit për amnisti penal nuk mundi të kalonte në parlament të enjten, pasi e gjithë opozita kushtëzoi votën e saj, duke kërkuar faljen e të gjithë protestuesve, ndërsa Rithemelimi kushtëzoi votimin me plotësimin e kërkesave të tyre për bashkëkryetarin e reformës zgjedhore dhe komisionet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...