11.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës: ‘Planin e bëmë me motrën, e qëllova’

Pëllumb Meta, 49-vjeçari që u shpall i zhdukur më 13 shkurt, është gjetur i vdekur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë së tij. Pas hetimeve, është zbuluar se ai u vra më 10 shkurt nga tre nga fëmijët e tij: Hysen Meta (25 vjeç), Amarildo Meta (21 vjeç), dhe Hygerta Meta (19 vjeç).

Ngjarja u zbulua kur policia gjeti trupin e përndjekur, të groposur në oborrin e shtëpisë. Hygerta, vajza e mesme, pranoi se kishte kryer vrasjen, duke argumentuar se kjo ishte një akt i pashmangshëm për shkak të presionit që babai kishte ushtruar ndaj tyre. Megjithatë, hetimet treguan se ekzekutimin e kishin kryer bashkëpunëtorët e saj, vëllai Hysen dhe vëllai i vogël Amarildo.

Motivacioni i Hygertës për vrasjen ishte pretendimi se babai kundërshtonte lidhjen e saj të dashurisë. Përjashtimisht, vëllai i madh, Hysen Meta, në dëshminë para hetuesve, e cilësoi babanë si autoritar dhe të dhunshëm. Familja është prekur thellësisht nga kjo ngjarje e tmerrshme, duke sjellë një atmosferë tragjike dhe shoku në komunitetin lokal.

Dëshmia e Hysen Metes

“Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje.Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë.
Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.
Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia.

19-vjeçarja ka dëshuar për grupin hetimor se e motra e madhe kishte humbur shkollën pasi babai e martoi pa dëshirën e saj. Ajo do të mbaronte shkollën ndërsa i ati këmbëngulte ta fejonte me një djalë emigrant në Itali.

Policia dyshon se fejesa ishte pika fundore e debateve në familje, shoqëruar me dhunë të vazhdueshme nga kryefamiljari. Asnjëri nga fëmijët e arrestuar nuk ka përfshirë të ëmën, Blerina Metën si bashkëpunëtore në këtë krim të rëndë. “Nuk ishte aty! S’ka qenë fare e nuk ka ditë asgjë’ mësohet të kenë thënë ata për grupin hetimor. 49 vjeçarja po hetohet në gjëndje të lirë për fshehje të krimit. Policia gjithashtu e ka marrë në mbrojtje Blerina Meten, pasi nuk është lejuar të marrë pjese ne ceremoni mortore nga kunetërit. Për të shmangur tensionet ajo është shoqëruar nga policia në familjen e prindërve.

Hyseni dhe motra 19 vjeçare akuzohen Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” ndërsa Amarildo Meta akuzohet për ndihmën që ka dhënë për fshehjen e trupit duke e groposur në kasolle.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT