26.6 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Ministria e Mbrojtjes publikon pamjet e brendshme të bazës së NATO-s në Kuçovë

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar për herë të parë pamjet e brendshme të bazës së NATO-s në Kuçovë, duke shënuar përfundimin e përgatitjeve për fillimin e operacioneve. Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral brigade Ferdinand Dimo, shprehet se baza do të shërbejë si qendër kryesore për stërvitjet dhe operacionet e Forcës Ajrore, duke u bërë gjithashtu një pikë qendrore për trupat dhe mjetet fluturuese të Aleancës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thekson se hapja e kësaj bazeje do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, ndërsa gjenerali Dimo shton se impakti zhvillimor i kësaj bazeje në komunitetin dhe qarkun e Beratit është i jashtëzakonshëm.

Në ceremoninë e inaugurimit, e cila është parashikuar për më 4 mars, pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, NATO-s dhe SHBA-ve, shënojnë autoritetet.

“Edhe pak ditë nga përurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s. Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, shkruan Peleshi në Facebook.“Ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në komunitet dhe në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit”, shprehet Gjeneral brigade Ferdinand Dimo.“Në vitin 2021 u parashikuan të kryheshin investimet për rivitalizimin e instalimeve të bazës së Kuçovës. Tashmë sot jemi në përfundim të implementimit të 3 projekteve të rëndësishme siç është sistemi i rrethimit dhe i sigurisë, po ashtu edhe i mbrojtjes perimetrale të bazës. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare”, sqaron Komandanti i Forcës Ajrore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...

Flori Mumajesi drejt rikthimit në muzikë?Album të ri dhe bashkëpunim me Elvana Gjatën

0
Pas një periudhe të gjatë larg skenës muzikore, Flori Mumajesi pritet të rikthehet me një projekt të ri që ka ngjallur interes të madh...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 4 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita ju jep energji për të përfunduar projekte dhe për të marrë iniciativa të reja. Në marrëdhënie, një bisedë e hapur mund të...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 4 Korrik 2026

0
Për 4 korrikun 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Valët e të nxehtit që kanë përfshirë...

Avokati i Niko Qarkajt: U dhunua nga policia dhe nuk mori ndihmë gjatë krizave...

0
Përfaqësuesi ligjor i Niko Qarkajt, avokati Gentian Serjani, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit, duke pretenduar se klienti i tij është...