19.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Fëmija i Familjes Meta ndryshon dëshminë: Tani thotë se vrasjen e ka bërë motra

Hysen Meta, një nga fëmijët e familjes Meta, ka dëshmuar sot në gjykatë lidhur me ngjarjen e rëndë në familjen e tyre, ku akuzohen se kanë vrarë dhe varrosur të atin. Ndërkohë, ai ka ndryshuar dëshminë e tij nga ajo që kishte thënë më parë. Hyseni tani pohon se nuk është ai autori i vrasjes, por motra e tij, Hygerta. Ai thotë se vëllai e kishte qëlluar babain dhe që ka qenë i pranishëm në ngjarje.

Gjatë dëshmisë, ka treguar se kishte konflikte të shumta me babanë dhe ka dhënë shpjegime mbi momentet para dhe pas ngjarjes tragjike. Prokurorja është munduar të theksojë ndryshimet në dëshminë e tij dhe ka theksuar se do të mbahet qëndrimi i tyre pasi të mbledhin të gjitha provat. Për momentin, hetimet po vazhdojnë për të zbardhur më shumë detaje rreth kësaj ngjarje tragjike.

Çfarë dëshmoi Hysen Meta sot në gjykatë

Hysen Meta: Se kam bere unë vrasjen

Gjyqtarja: Kush e ka bërë?

Hyseni: Të flasë kush e ka bërë! Kam qenë prezent! Motra ka qëlluar babain! Hygerta

Gjyqtarja: Kishit konflikte?

Hyseni: E qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! S’kam qenë i pranishëm gjithmonë. Babi mua s’më pyeste për ketë pjesë! Marrëdhëniet i kam pas jo shume të mira! Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq. Për atë që ka ndodhur. As vëllezërve të vet nuk u ka ardhur aq keq sa na erdhi ne!

Prokurorja: Ai ndryshon qëndrime herë pas herë! Kur të mbledhim provat do ta mbajmë qëndrimin tonë.

Çfarë dëshmoi Hysen Meta për grupin hetimor?

Marrë nga dosja që policia e referoi në Prokurori 24 shkurt 2024

“Pas dy ditësh i vëllai (Shënim redaksia) ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsipër fajësinë e autoresinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë.

Faktin e sipërcituar e pranon në deklarimin e tij dhe shtetasi Hysen Meta, i cili ndër të tjera citon faktin që me babain kishte konflikte të shumta pasi babai e fyente gjithmonë për shkak se ai për momentin ishte pa punë si dhe herë pas here ai fyente dhe të ëmën e motrën e tij. Ditën e shtunë në datë 10.02.2024 mbasdite kur kanë qenë të dy në banesë janë konfliktuar tek kuzhina dhe ai ka dalë ka marrë armën pistoletë TT të babait që e linte tek një dhomë e vogël dhe me të e ka qëlluar atë katër herë duke e vrarë.

Më pas e kanë mbështjellë me plasmas dhe e kanë fshehur kufomën duke e futur në një gropë tek kasollja bagëtive. Bashkë me të vëllanë rreth orës 04.00, kanë lëvizur makinën për ta hequr nga banesa e krijuar alibinë që babai ishte larguar e kështu Amarildo ka marrë makinën citroen e ka lëvizur në drejtim të Sektor Rinia për ta lënë makinën andej, e ai me nje makinë audi A 8 ngjyrë e zezë që ja ka marrë deklaruesit Sajmon Bajramaj, e ka ndjekur pas të vëllanë e pasi e kanë mbyllur makinën janë kthyer në banesë. Citon se më pas armën pistoletë e ka fshehur në zonën e vaskave të kënetës përballë baneses së tyre’

Është proceduar me shkuarjen në vendin ku ishte fshehur arma dhe në zonen e ishkënetës ku gjenden ish vaskat e peshkimit u konstatua e mbëshjellë me një copë beze arma e zjarrit pistoletë TT model 54 kalibër 7.62 mm, me një krëhër me dy fishekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...