Para gjykatës, Hygerta Meta, e arrestuar për bashkëpunim në vrasjen dhe groposjen e të atit Pëllumb Metës, tregon detaje të tmerrshme. Duke qenë e ftohtë dhe duke qeshur, 19-vjeçarja thotë se ajo është personi që qëlloi babanë për vdekje në dhomën e ndenjës.
Gjyqtarja e pyet: “Na thuaj si lindi mendimi për vrasjen dhe ku e gjete pistoletën?”
Ajo përgjigjet: “Kur ai më tha do ju vras, aq më fiksoi truri na e ka thënë edhe herë të tjera! Të enjten më tha do ju vras! Të shtunën e vrava! Më tha se i refuzova fejesën për herë të dytë dhe e disha që kishte armën. S’ishte hera e parë që kishte armë. Dhe e dija kur vinte nga puna, dija çdo lëvizje, e mendova për pasdite.
Mora armën, ai erdhi nga puna duke pushuar, ishte me kurriz i shtrirë. Mora armën në dhomën ngjitur, ia tregova, e pa armën dhe më tha ‘Ku shkon me atë gjë?’ E bëra t’ i flisja përballë! Ai nuk u befasua, i thash çohu në këmbë! Ai tha? ‘Ik andej!’. Dhe unë e qëllova, dy metra larg tij. Ishim tek dhoma e ndenjës, isha unë që hyra në dhomën e gjumit dhe arma ishte te dhoma e gjumit të vëllait Hysenit.
Por ai nuk rrinte aty, unë e dija ku ndodhej arma sepse pastroja shtëpinë. Nuk ishte e fshehur. (Qesh ndërkohë)! Jam penduar tani, por nuk ka kthim pas.”
Deshmia e plote:
Gjykatësja: Si të lindi mendimi që të kryeje vrasjen, ku e gjete pistoletën?
Hygerta Meta: Në momentin kur na tha do ju vras. Aq ishte. Unë kisha frikë
Gjykatësja: Ju kishte thënë herë tjetër do ju vras?
Hygerta Meta: Po por hera e parë që e thoshte drejtëpërdrejtë, se dëgjoja mamanë të thoshte.
Gjykatësja: Sa ditë përpara jut ha?
Hygerta Meta: Të enjten. Vrasja ndodhi të shtunën
Gjykatësja: Të enjten pse tha do ju vras?
Hygerta Meta: Sepse kisha refuzuar për herë të dytë për fejesë
Gjykatësja: Dhe çfarë bëre ti?
Hygerta Meta: Thjesht e dija që kishte armën. E dija më mirë nga të gjithë orarin kur vinte nga puna, kur hante drekën. Dhe thjesht e mendova për pasdite. Mora armën.
Gjykatësja: Erdhi babi nga puna, hëngri drekë. Çfarë bëri pastaj?
Hygerta Meta: Duke pushuar. Ishte shtrirë përmbys me kurriz. Dhe mora armën që ndodhej tek dhoma paralel pas sallonit. Nuk u befasua, më tha ku shkon me atë armë.
Gjykatësja: A ishte përmbys ai si e pa armën, e thirre ti?
Hygerta Meta: Ia tregova armën. Nuk më tha gjë
Gjykatësja: Kur të tha ku shkon me të, çfarë i the ti?
Hygerta Meta: I thashë të çohej në këmbë të fliste ballë për ballë. Edhe ai, ik andej më tha. Edhe e kam qëlluar.
Gjykatësja: Sa afër ishe ti me babin?
Hygerta Meta: 2 metra.
Gjykatësja: Ku ishte arma?
Hygerta Meta: Te sirtari, tek dhoma e gjumit e vëllait.
Gjykatësja: Ku e dije ti se ishte aty?
Hygerta Meta: E dija se pastroja në shtëpi. I dija të gjitha sendet që ndodheshin në shtëpi
Gjykatësja: Të kishte shkuar ndonjëherë ndër mend, pse mban armë në shtëpi?
Hygerta Meta: Ta pyesja unë atë? Ku kishte shance ta pyesja unë atë. Do haje ndonjë shpullë pas murit.
Gjykatësja: Ka pasur dhe kallash?
Hygerta Meta: Po vite më para. Por ka dalë jashtë funksioni.
Gjykatësja: Je penduar ndonjë çikë?
Hygerta Meta: Po pasi e kam bërë po por nuk kthehet prapa
Gjykatësja: Ulu!