7.5 C
Tiranë
Sunday, November 17, 2024
spot_img

Ndërmjetësimi i Brukselit në kontestin e heqjes së Dinarit Serb në Kosovë

Brukseli ka nisur një përpjekje të re për të ndërmjetësuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u fokusuar në debatin mbi heqjen e dinarit serb nga transaksionet bankare në Kosovë. Megjithatë, palët nuk kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen në takimin e paraparë për 27 shkurt. Sipas ekspertëve, takimet e niveleve të larta të ndërmjetësimit nuk kanë sjellë shpesh rezultate konkrete në të kaluarën. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbështetur vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb në transaksionet financiare, duke e konsideruar si masë kundër trafikut të paligjshëm dhe kriminalitetit në veri të vendit. Ndërkaq, Serbia ka akuzuar Kosovën për spastrim etnik të komunitetit serb. Vendimi për ndalimin e dinarit serb ka nxitur reagime të forta nga palët e interesuara dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ndalimi i dinarit serb

Serwer e kupton vendimin e BQK-së si pengesë të përdorimit të dinarit serb vetëm për kryerjen e transaksioneve. “Kjo më tingëllon si praktikë që ndiqet në shumë shtete. Në Shtetet e Bashkuara, me sa unë kuptoj, e vetmja monedhë e ligjshme është dollari” – thotë ai për DW.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron përdorimin e dinarit serb në komunat me shumicë serbe në Kosovë, si një mjet që furnizon trafiqet e paligjshme dhe grupet kriminale në veri. Pas vendimit Shtetet e Bashkuara dhe BE i kërkuan qeverisë së Kosovës që t’u jepte qytetarëve serbë me tepër kohë për t’u mësuar me realitetin e ri dhe i kujtuan kryeministrit se mund të humbiste shumë nga partneriteti strategjik. I drejtpërdrejtë dhe i ashpër, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, tha se qeveria Kurti kishte ndërmarrë veprime të njëanshme pa u konsultuar me to dhe se “situata ka ndikuar ka marrëdhënien mes dy vendeve”. Ndikimi në marrëdhëniet dypalëshe nuk u pranua nga qeveria e Kosovës, megjithashtë Banka Qendrore e Kosovës doli me një tjetër vendim pak ditë pas të parit, që tha se “kishin hartuar një tjetër plan me veprime shtesë, të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet e tjera financiare”.

Që pas daljes së rregullores për ndalimin e dinarit serb në veprimet financiare, qeveria e Serbisë e ka konsideruar vendimin si spastrim etnik ndaj serbëve në Kosovë, pretendim i cili u artikulua edhe gjatë seancës së jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, ku Serbia dhe Rusia artikuluan njësoj rreth çështjes së dinarit. “Pretendimi për ‘spastrim etnik’ është i pavërtetë. Por është e rëndësishme për Prishtinën që të sigurojë sa më mirë që të mundet që interesat e të gjithë qytetarëve të saj të jenë të mirëpërfaqësuara. Këtë duket se e mundëson një periudhë tranzitore, e ndjekur më pas me rregullimet e nevojshme” – analizon Serwer.

Përdorimi i dinarit serb në kryerjen e veprimeve financiare në Kosovë u ndalua me ligj që nga 1 shkurti. Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ngjalli reagime të shumta në komunat me shumicë serbe në Kosovë, Serbi dhe komunitetin ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT