17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi reagon për herë të parë, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, që e nxori këtë forcë politike me 4 mandate në të gjithë vendin.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërkuar falje publike për strategjinë e gabuar që LSI ndoqi në opozitë, duke djegur mandatet dhe duke mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2019. Ajo tha se shqetësimi i Presidentit Ilir Meta ishte i drejtë, e kjo sipas saj, u ilustrua dhe në rezultatin e zgjedhjeve.

Në mënyrë ironike i ka uruar fitoren socialistëve duke thënë: “I uroj fitoren oligarkëve dhe bandave”.

“Së pari tua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë dhe ata janë të parët që duhen uruar. Uroj presidentin Vucic për parashikimin e rezultatit”

Sot u mbyllën votimet për mandatet. Dua të falënderoj 170 mijë votuesit e vlefshëm dhe 81 mijë të pavlefshmit ku 70% janë të LSI.

Një falënderim zemre, shpirti për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilët nuk pranuan as të intimidohen dhe as të shiten. Nuk u trembem nga kërcënimet, por vazhduan betejën

“Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ia dhënë në dorë të gjithë pushtetin Ramës dhe bandave.

Kjo gjë dhe koha e rezultati tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë. Dua që në emër të LSI dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë fakt, veprim dhe qëndrim që nuk solli gjë tjetër vetëm 70% të ndryshimit, por solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët”, tha Kryemadhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...