13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“E ka kërcënuar se do ta vrasë”, Ish-Miss Kosova denoncon ish-bashkëshortin , ai i kundër përgjigjet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka rrëfyer së fundmi për dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.

Ajo zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës prej vitesh, teksa jetonte prej vitesh në Suedi.

Megjithatë, ish-partneri i saj ka qenë i ftuar po ashtu në Klan Kosova, ku mohoi se ka ndodhur një gjë e tillë.

Për të dëshmuar, artistja u shfaq edhe në një intervistë tjetër, përmes së cilës solli edhe disa fotografi. Bukuroshja ka ndarë edhe disa mesazhe mbështetëse që ka marrë nga fansat në Instagram.

Në detajet tronditëse, Drenusha tha se ish-bashkëshorti e kishte rrahur edhe në sy të nënës së saj.

Ndër kohë ish bashkëshorti i saj gjatë ditës ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij këngëtare, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të saj për dhunë fizike dhe psikike.

Në këtë mënyrë ai ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës së Prishtinës, e cila ia kishte ndaluar që të mos i afrohet ish-bashkëshortes së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.

Kështu ka bërë të ditur avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, e cila ka thënë se Kardesh aktualisht është duke u intervistuar.

Ai është shoqëruar në stacion policor pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia ka ndaluar që t’i afrohet klientes time në distancë prej 50 metrave nga vendbanimi i saj si dhe vendimin që të mos komunikojë në asnjë formë me të, ta ngacmojë apo ofendojë. Tani po presim sepse intervistimi ende nuk ka përfunduar,” ka thënë avokatja Keqekolla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...