23 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Tentativë vrasje në Shkodër: Shtetasi përplas biçikletën e ish-vjehririt me automjet, arrestohet në flagrancë

Në një ngjarje të tronditshme në Shkodër, një 48-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë ish-vjehrërin e tij duke përplasur me automjet biçikletën me të cilën ai po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta. Pas ngjarjes, shtetasit E. Ç. u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në përfundim të veprimeve hetimore, E. Ç. është akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Ngjarja ndodhi më datë 02.03.2024 në rrugën “Marin Biçikemi”. Motivacioni i dyshuar për këtë akt të dhunshëm dyshohet të ketë të bëjë me motive të dobëta.

Ish-vjehri, shtetasi A. U., është jashtë rrezikut për jetën, por automjeti i shtetasit E. Ç. është sekuestruar si provë materiale dhe është në disponim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...